Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Igli Hasani u prit sot në një takim në Sarajevë nga Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konaković.
Hasani u shpreh se, “ka ardhur koha tashmë për të thelluar dialogun politik mes dy vendeve tona dhe për të zgjeruar bashkëpunimin ekonomik në fusha të ndryshme me interes të ndërsjellë”.
Hasani nënvizoi se, “Shqipëria mbetet e angazhuar për një të ardhme të përbashkët evropiane të Ballkanit Perëndimor”.
“Në këtë rrugëtim, Tirana dhe Sarajeva do të vazhdojnë të qëndrojnë krah për krah për një rajon të paqtë dhe të begatë”, u shpreh Hasani në një postim në rrjetet sociale.