By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sasho Mijalkov prej sot në liri, drejtori i burgut të Strugës: Ishte shembull i mirë edhe për të dënuarit tjerë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sasho Mijalkov prej sot në liri, drejtori i burgut të Strugës: Ishte shembull i mirë edhe për të dënuarit tjerë
Maqedoni

Sasho Mijalkov prej sot në liri, drejtori i burgut të Strugës: Ishte shembull i mirë edhe për të dënuarit tjerë

admin
Last updated: 23/05/2024 13:37
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 maj – Ish-shefi i Drejtorisë së Sigurisë dhe Kundërzbulimit (DSK), Sasho Mijalkov, mëngjesin e sotëm rreth orës 09:30 është larguar nga burgu i Strugës, ku po vuante dënimin për rastin “Perandoria”, thotë drejtori i burgut për “360 Gradë” Valon Qura.

“Ai u largua sot, 9:20 – 9:30. Respektonte rregullat e shtëpisë, ishte shembull i mirë për të dënuarit e tjerë, ndihmonte të tjerët në detyrat e punës brenda burgut, rregullimin e parkut etj.”, thotë Qura.

Drejtori pohon se Mijalkov punonte si shofer për nevojat e burgut.

“Deri dje ka funksionuar. Veturën e ka drejtuar për nevojat tona, përmes Strugës dhe Ohrit”, tha shkurt Qura.

Ai i hedh poshtë si spekulime dyshimet në opinion se Mijalkov nuk ka qenë fare as në burg.

Mijalkov lirohet nga burgu me kusht që të mos kryejë krim deri më 25 prill 2025. Kështu vendosi Gjykata e Apelit në Shkup pas ankesës së tij kundër vendimit të Gjykatës Penale, sipas të cilit fillimisht ishte paraparë të lirohej me kusht në fund të vitit.

Apeli i Shkupit e pranoi ankesën e tij në seancën me dyer të mbyllura të mbajtur më 14 maj.

Mijalkov e pranoi fajësinë për rastin “Perandoria” në marrëveshje me Prokurorinë Publike dhe u dënua me tre vjet burg dhe konfiskim të pasurisë, siç pretendonte fillimisht kryetarja e PNKOK, Vilma Ruskovska, prej 30 milionë eurosh. Më vonë, pasuria e tij u vlerësua pothuajse në dyfishin e kësaj shume.

Ish-kreu i DSK-së akuzohej për veprat e bashkimit kriminal dhe marrjes dhe fshehjes së paligjshme të pasurisë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ai e ka vuajtur dënimin me burg në vend të “Idrizovës” në burgun e Strugës, i cili është i tipit të hapur, pasi pak para vuajtjes së dënimit ka ndërruar adresën nga Shkupi në Ohër.

Pasi Mijalkov u bë “banor” në burgun e Strugës, “360 gradë” në shtator të vitit 2022, për tre ditë regjistroi zhvillimet rreth objektit, i cili quhet edhe “qendra e turizmit të burgjeve”.

Mijallkovi nuk u pa në mesin e atyre që dilnin në mëngjes për të shkuar në punë dhe ktheheshin në mbrëmje për të fjetur. Drejtori Qura tha edhe atëherë se mund të pretendojë me përgjegjësi se nuk ka të dënuar të privilegjuar dhe se rregullat e shtëpisë respektohen plotësisht.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ndryshe, ai në burgun e Strugës duhej të mbante dënimin deri më 25 prill të vitit 2025, si pjesë e dënimit me 3 vjet burg për rastin “Perandoria”, rast ku ai e pranoi fajin. Procedura për lirimin nga burgu erdhi si propozim i drejtorit të burgut të Strugës.

Ky është dënimi i vetëm me burg për Mijallkovin. Për çështjen “Tortura” dhe Thesari” ai ishte liruar nga akuzat, për rastin “Parcelat në Vodno” mori dënim me kusht, ndërsa rasti “Target” dhe “Kalaja 2” ishin vjetruar në bazë të ndryshimeve në Kodin Penal.//PortAlb.mk

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Sela: tryeza e përbashkët shqiptare në këtë moment është më se e nevojshme!
Next Article Loja s’ka fund! Arbër Ademi: Fronti Europian nuk e pranon rezultatin në zonën 6

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?