By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SBASHK-u i reagon Muratit: A ke edhe ndonjë sulm kundër punëtorëve të arsimit?
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > SBASHK-u i reagon Muratit: A ke edhe ndonjë sulm kundër punëtorëve të arsimit?
Maqedoni

SBASHK-u i reagon Muratit: A ke edhe ndonjë sulm kundër punëtorëve të arsimit?

admin
Last updated: 11/12/2024 12:11
By admin 6 Min Read
Share
SHARE

Sindikata e Bashkuar, Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, përmes një reagimi publik ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati.

Në reagim thuhet se ministri nuk ka mbështetur nismën qytetarë të nënshkruar mbi 20 mijë qytetarë, e që u kërkohet tu kthehej e drejta e punëtorëve të arsimit për vitet e 90’ta si kontributdhënëse, transmeton Telegrafi.

“Një mendim juridik, pa as edhe një argument të qëndrueshëm i datës 11 nëntor, doli nga Ministria që drejtoni ju ministër Murati dhe e gjete rastin pikërisht një ditë para Festës së madhe të Flamurit Kombëtar t’a prezantoni në takim të Qeverisë dhe nuk e mbështetët nismën qytetare nënshkruar nga 20.606 qytetarë, e që kërkonte t’u kthehej e drejta e fituar punëtorëve të arsimit për vitet e 90-ta si kontributdhënëse”, thuhet në reagimin e tyre.

Tutje, SBASHK thekson se kjo nismë, pavarësisht këtij qëndrimi kundër të Qeverisë, do të vazhdojë rrugëtimin dhe se shpresojnë shumë se deputetët do ta votojnë.

“Ministër Murati, ky nuk është sulmi i vetëm nga ti, kundër punëtorëve arsimorë. Mendimi juridik lidhur me këtë çështje që ka disa faqe tekst pa as edhe një argument, nuk e thotë të vërtetën e çështjes, e që e lexuam disa herë me kujdes. Aty përmendet edhe Kushtetuesja, por ajo me fjalën “diskriminim” nuk ju ka autorizuar t’ua mohoni këtë të drejtë të garantuar me Ligj punëtorëve të arsimit të viteve të 90-ta, por që këtë të drejtë t’ua pranoni edhe gjithë punëtorëve të dëbuar dhunshëm nga puna nga institucionet e instaluara represive serbe në ato vite. Sipas jush, ata që i shërbyen pushtuesit shpërblehen edhe tani me pensione të plota e ata që bënë sakrifica sublime për shtetësinë e Kosovës ndëshkohen edhe tani me pensione”, vijon reagimi.

Tutje, SBASHK shton se “Ministër Murati, nuk besoj se as edhe një shqiptar i Kosovës, pavarësisht bindjes politike, pajtohet me këtë realitet të tmerrshëm sepse nga populli ynë punëtorët e arsimit në vitet e 90-ta janë konsideruar heronj të kohës”.

Gjithashtu, SBASHK ka bërë edhe disa vlerësime për punën e ministrit Murati.

“Ministër Murati, tani kur po përfundoni këtë mandat, ne po bëjmë një vlerësim me fakte të qëndrimit të Qeverisë suaj dhe të Qeverive të tjera të Republikës së Kosovës ndaj punëtorëve të arsimit, por edhe ndaj policisë, zjarrfikësve, punëtorëve shëndetësor, të administratës dhe gjithë të punësuarve në sektorin publik. Qeveritë tjera të Republikës së Kosovës zhvilluan dialog dhe në takime u munduan të ofrojnë zgjidhje, bile për ndonjërën kërkesë. Ju nuk zhvilluat as takime e as dialog”.

Në reagimin e tyre, po ashtu përmendet edhe puna e qeverive tjera.

“Tani po të kujtojmë se çfarë kanë bërë Qeveritë tjera të Republikës së Kosovës për arsimin dhe do të përmend vetëm nga një veprim të tyre.
Kryeministri Hashim Thaçi dhe Qeveria që drejtonte, ai nuk i iku kurrë dialogut me sindikatën dhe duke respektuar kërkesën tonë bëri ngritje të vazhdueshme e të dukshme të pagave”.

“Kryeministri Isa Mustafa tregoi mirëkuptim ndaj kërkesës sonë dhe falë angazhimit të ish zv.kryeministrit Kujtim Shala dhe ministrit Arban Abrashi e kthyen në realitet pikën 6 të nenit 8 të Ligjit për skemat pensionale dhe punëtorët e arsimit gëzonin pension të punës e jo të pleqërisë”.

“Kryeministri Ramush Haradinaj tregoi mirëkuptim ndaj kërkesës sonë dhe duke shprehur respekt për sakrificat sublime të punëtorëve të arsimit në vitet 90-ta bëri Ligjin për statusin e punëtorëve të arsimit shqip të Republikës së Kosovës për vitet 90-ta, Ligj ky që në shenjë respekti për ato vite u siguron një shtesë materiale të pensionuarave e që punuan me në ato vite me sistemin arsimor të Republikës së Kosovës”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Kryeministri Avdullah Hoti ishte vazhdimisht pranë punëtorëve të arsimit dhe në momente kur po përballeshim me një armik tepër të rrezikshëm, pra me Covidin, mbështeti punëtorët arsimor me një shtesë prej 100 euro dhe u angazhua bashkë me ministrin Ramë Likaj për nënshkrimin e Kontratës së re të Arsimit të Kosovës”.

SBASHK shton mes tjerash se “Rikthyem kujtesën dhe përmendëm vetëm nga një veprim pozitiv të atyre Qeverive të Republikës së Kosovës, se angazhime e veprime të tilla kishte edhe më shumë.

“Ministër Murati, për Qeverinë tuaj nuk gjetëm as edhe një veprim dhe as një rast që jeni takuar me sindikatën tonë dhe keni ofruar zgjidhje në kërkesat tona legjitime. Ju, në vend të kësaj, gjatë gjithë këtyre katër viteve keni vazhduar të keni qasje të gabuar e madje edhe armiqësore ndaj sindikatës sonë dhe ua keni mohuar edhe të drejtat e fituara punëtorëve të arsimit”.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Konfiskohet vetura e modeles Kejvina Kthella, i kalon shtetit
Next Article 76 vjet më parë shpallej Deklarata Botërore e të Drejtave të Njeriut

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?