By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Scholz e Macron sinjale të forta ndaj qeverisë së Gjeorgjisë: Po devijon nga rruga europiane
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Scholz e Macron sinjale të forta ndaj qeverisë së Gjeorgjisë: Po devijon nga rruga europiane
Bota

Scholz e Macron sinjale të forta ndaj qeverisë së Gjeorgjisë: Po devijon nga rruga europiane

admin
Last updated: 20/05/2024 10:35
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gjermania dhe Franca i dërguan një sinjal të qartë qeverisë së Gjeorgjisë: ligji i diskutueshëm për median pengon të ardhmen evropiane të vendit, thanë Scholz dhe Macron në një deklaratë të përbashkët.

Gjermania dhe Franca u shprehën me “shqetësim të thellë” për situatën në Gjeorgji. Në deklaratën e përbashkët të kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron thuhet se të dy vendet konstatojnë me keqardhje të thellë për vendimin e qeverisë gjeorgjiane dhe partisë në pushtet për të devijuar nga rruga evropiane.

Deklarata e tyre lidhet me miratimin e një ligji të diskutueshëm për të kufizuar ndikimin e huaj në shoqërinë civile në Gjeorgji. Sipas tij organizatat dhe mediat që financohen të paktën 20 për qind nga jashtë, duhet të regjistrohen në të ardhmen si organe që “ndjekin interesat e fuqive të huaja”.

Kritikuesitt shohin paralele me ligjin kundër “agjentëve të huaj” në Rusi, i cili u mundëson autoriteteve të atjeshme të ndërmarrin veprime masive kundër mediave dhe organizatave kritike.

Ligj “kundër vlerave të përbashkëta evropiane”

Gjeorgjia mori nga fundi i vitit të kaluar statusin e kandidatit për anëtarësim në BE. Sipas sondazheve më shumë se 80 për qind e gjeorgjianëve janë pro anëtarësimit të vendit të tyre në BE dhe NATO.

Në deklaratën e përbashkët franko-gjermane thuhet: “Dy vendet tona e kanë mbështetur gjithmonë rrugën evropiane të Gjeorgjisë dhe kanë mbështetur në mënyrë aktive vendimin e Këshillit Evropian të dhjetorit 2023 për dhënien e statusit të kandidatit”.

Lidhur me ligjin e diskutueshëm në deklaratë thuhet se qeveria gjeorgjiane dhe partia në pushtet kanë vepruar kundër vlerave dhe aspiratave të përbashkëta evropiane të popullit gjeorgjian. “Rruga evropiane e Gjeorgjisë është hartuar – por Gjeorgjia vendos me çfarë shpejtësie dhe drejtimi do të ecë përpara,” thuhet në deklaratë.

Protesta masive dhe vetoja e Presidentes

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ligji për kufizimin e ndikimit të huaj në shoqërinë civile në Gjeorgji u miratua nga parlamenti në Tbilisi në fillim të javës së kaluar, megjithë protestat masive nga dhjetëra mijëra qytetarë në Tbilisi.

Presidentja e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, vuri dje veton ndaj ligjit të miratuar nga parlamenti. Presidentja, e cila konsiderohet si pro-evropiane, e quajti ligjin si “rus në thelb dhe frymë”. Megjithatë vetoja e saj mund të anulohet nga Parlamenti.

You Might Also Like

Koalicioni qeverisës japonez drejt shpërbërjes

Armëpushimi, Gjermania hap rrugën për rindërtimin e Gazës, jep 29 milionë euro ndihmë humanitare

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 godet Filipinet, alarm për cunami

Trump: I kam dhënë fund 8 konflikteve, por nuk e bëra për Nobelin

Izraeli miraton planin e Trump për armëpushimin në Gaza

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article “Kafja mu derdh si lotët e tezes kur turfullon Babua”, satira e Agron Gjekmarkajt: Kronikë e një ngjarjeje që na la pa frymë! Dalldia e Kostaqit
Next Article Rikthehet Winamp

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?