Nga Agron Gjekmarkaj
Pershtypja e pergjithshme është që “Kronika” ndjek vetem ngjarjet e së ënjtes me protagonistet e vet më shahir njëri se tjetri!
Më pat thënë Ogi në një ditë zemerimi : “ nuk do bësh më hajer, do të vijë dita që do duash të ikesh nga kronika por do mbetesh skllav i saj”! Ministrja e re e shendetesise që s’ja mbaj mend emrin e cila e degjoi pat dilemen në duhej të gezohej apo merzitej nga kjo maksimë, të cilen nuk ja shojti dot as keshilla intensive e hallë Ikonomit.
Sot dola në zyrë plot besim tek vetja me deshirën për të shfaqur pozitivitet e miresi siç i ka hije një Zevendes Lideri pa ambicje të medha por natyrisht i pa braktisur nga të voglat. U ula në kanape dhe fillova të rrufis kafenë siç bëjnë gjithë baballaret e kombit, me një kollare në qafe si ullar gomari, shtrenguar me kostum teritali, dhe i menduar qamet duke u mbeshtetur tek gusha ime bubulake pothuaj si e Taos.
Fjalet me pikatore si të gjithë ata që zgjidhin halle po ama çdo tingull e ngulin si gozhde në murin e të vertetave!
Kur gjithçka dukej bukur e mirë u degjua një e dridhur muresh. Kafja mu derdh në peqi si lotet e Tezes kur turfullon Babua.
Aty per aty ndjeva pendese. Më ka thënë Kryezevendes Lideri Muli me zemren e madhe sa mali i Gjalices , eja në seli, sa të jem unë gjallë nuk të nget njeri, e pimë kafen si dy babaxhaner, tek e fundit edhe ti je si biçim Zevendes Lideri, bëjmë ndonjë muhabet, therresim edhe atë shkandull Alfred Lelen megjithëse dy kaurra bashkë jeni shume, ndaj Aldua nuk vjen shpesh”!
Po unë konformist e frikacak ju gjegja “po nese me heq ndonjë shpullë teta Adriana ku të mbytem”? U mendua pak e tha “një shpullë gruaje e fisnikeron burrin, i themi Garos të veje pak melhem e kaq kalon” !
Të tilla vegime me kalonin per rradake tek kafja i la njollat e veta kudo. Brofa nga gjithë ajo rropame e u rrasa në një dollap të bërë me leket e Lindites siç thotë Muço levendi me të vetet! Se ata janë veç me lekun hallall, udhetojnë me të xhajes.
Keshilltari im trim, Dori u fut nën tavolinë ! Poterja po vazhdonte e fortë po per fat nuk po trokiste askush tek dera jonë për të na respektuar me ndonjë hungerimë a shkundëllimë!
Pas pak kur e pamë që rreziku nuk kishte të bënte me ne , qitem koken ngadalë si firaunë dhe filluam të vëmë sy e vesh në ndarjet e portes! Kur ç’të shihnin , Etjeni, Nikoqiri, Klosi , Gonxhe e Mete kishin shkuar tek zyra e Kostes së Gramozit dhe Lindites gjithë krenari për të dhënë konkluzionet mbi konkurrencen e krapit të Ulzes me atë të Shkodres që desh çoi në sosje Belen dhe Mamicen duke na bërë me zemer të madh e të vogel.
Ata i besuan proverbit “punë e mbaruar, hesap i qeruar”! I kerkonin Kostaqit edhe librin e fundit që ju kishte premtuar pertej zagushisë dhe bezdisë apo traumave që leximi u shkakton. Raportin i kishin vënë mbi tavolinë plot entuziazem!
Por menjeherë u degjua një ulerime “ukubeter, ukubeter, pizevengjer, palo evleter, sikter, ju plaçin sytë,këtë quani raport ju që e keni filluar me fjalen qefull, mos bëfshi hajer”! Kostaqi kishte permbysur tavolinen dhe kishte ndukur nga muret të gjitha mjetet rrethanore që kishte patur per ti hedhur mbi ta. Kur i erdhi radha portretit të Babos u ndal, e puthi dhe jeni haramer se meriton mbi kokë këtë e bëni pis.
Ata kishin marrë të iknin nga sytë këmbet po ishte ngaterruar Etjeni dhe kishin rëne mbi të mullar.
Kostaqi u kishte dhënë ca shkelma në të prapme. Klosi si biravel i pari ja kishte marrë vrapit.
Por çuditerisht Nikoqiri kishte mberritur jashtë para tij. Dreqi e di nga u hodh po nuk thonë kot këmbet e lehta faqja e bardhë ndonese dihaste si mushk i ngarkuar rëndë. Nga mungesa e oksigjenit edhe Klosi u shtri mbi bordurë.
Mete i pamesuar kishte pyetur ç’po ndodh? Kur një laper i paskesh nxehur faqen ateherë e kishte kuptuar çfarë? Etjeni i pa frymë perpiqej të kthehej tek arsyetimi po Kostaqi ishte bërë prush “ po ty ç’të duket vetja more çaravesh , mu bëj def” ! Kostaqi i maste berrylin , “ hipni ketu shihni Stambollin per mandatin tjeter , laneter”!
Në të ikur u ndesh me Genc Gjonçajn i cili u permbys nga duhia në rrëzë të shkalleve. Erdhi ditë e gjykimit mendoi i ngrati tek shihte partizanet të vraponin si ballistet në filmat e kinostudios kur regjizori u piskaste qenin.
Kostaqi shkumbezonte, të fundit që nderoi me piskama e ndonjë kopaçe qe Gonxhe të cilin e porositi “ degjo ketu ti more zullap, se shumë ta ka hypur veti në qejf se mendon që po luan mes Beles dhe Lalit si mashë e Babos po mos nënvlefteso Taon se ta fut ku se pret, ka bërë gavete ai e ka filluar nga fshati”!
Kur disi situata mori për mirë shoh Ermon që po i piqte një kafe Kostaqit dhe bashkë me një gotë ujë ja çoi duke i thënë “sa mirë që jua bërë, mendoj që duhet një komision i ri për atë çeshtje”. Ai mendueshem i tha “leriii more fjalet e medha e dënglat varg e vister” se dhashe urdher të të ulim ngjite me Gaz Bardhin që të dalë shpirti per së gjalli”!
Nga dritarja dukeshin të lenduarit në gjëndje të rëndë psikologjike të cilet po trajtoheshin nga Blerina, Xhemali dhe Nasipi. Fashot në ballë Metes dhe Etjenit jua lidhi Etilda me urimin “mos rëntë më mbi ju ajo dorë e ligë dhe e pashpirt”! Një buzeqeshje u dha në vënd të recetes.
Ndersa Nasipi që rasti e çasti aty e sollen sikur leshoi bekimin “ashtu ju pafsha gjithmone” ! Nuk është xhanan si Xhemali dhe solidar si Majko, as i brishte si Laerti, thjeshtë shokë partie merreni me mend vetë , hasmi të duket vella e çun daje para tyre. Tani sapo erdhi lajmi ku Mamica kerkon të dalë nga kronika gjatë vitit elektoral ! Perballja me Kosten po tremb personazhet ! Do më zërë pusi Nallbati me Dash Sulen!
Agron Gjekmarkaj