By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Së shpejti do të nisin funksionimin çerdhet në Mateç të Likovës dhe Haraçinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > Së shpejti do të nisin funksionimin çerdhet në Mateç të Likovës dhe Haraçinë
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

Së shpejti do të nisin funksionimin çerdhet në Mateç të Likovës dhe Haraçinë

admin
Last updated: 20/02/2025 18:09
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Likovë, 20 shkurt – Ministri i Politikës Sociale, Fatmir Limani tha se institucioni që ai drejton ka shlyer të gjitha obligimet që kanë të bëjnë me funksionimin e çerdheve në Haraçinë dhe Likovë. Sipas Limanit, tashmë u mbetet kryetarëve të komunave të vendosin se kur do të fillojnë me punë këto objekte për përkujdesjen e fëmijëve parashkollor.

“I kam nënshkruar edhe pëlqimet, ua janë ofruar atyre, arsyet se pse nuk hapen çerdhet është çështje me të cilën por edhe për të cilën duhet të japin shpjegim ata por mendja ma merr se ato si kryetar komunash i din hapësirat, mundësitë që i kanë. Unë jam këtu për t’u ndihmuar në të gjitha aspektet që të cilat lidhen me ministrinë tonë. U kam thënë edhe atëherë, po e përsëris, apeloj edhe sot për të gjitha kërkesat që i kanë ato, qofshin për punësimet e reja ose për projekte të reja ne jemi të hapur”, deklaroi Fatmir Limani, ministër i Politikës Sociale.

Erkan Arifi, kryetar i Komunës së Likovës tha për Alsat se çerdhja në fshatin Mateç do të nis me punë javën që vjen. Mirëpo, Arifi kujton se vonesa e vënies në funksion të këtij objekti ka të bëj me vonesën e firmosjes së pëlqimeve nga ministri Fatmir Limani, i cili fillimisht i firmosi më 25 dhjetor të vitit 2024 duke mos lënë kohë të mjaftueshme për realizimin e konkursit për stafin që do të angazhohet në këtë çerdhe.

“Duke pas parasysh se ato pëlqime janë vjetore, për vitin 2024 nuk mundej të realizohen në aspekt juridik brenda vitit 2024 ne kërkuam që të vazhdohen për vitin 2025 dhe deri në fillim të muajit shkurt nuk na kanë ardhur pëlqimet. Pastaj është dashur që të kërkojmë përsëri takime nëpër institucione qendrore, të kërkojmë një ditë e më herët të jepen pëlqimet dhe arritëm ti marrim pëlqimet, të shpallim konkurset dhe Zotin para planifikojmë deri në fund të muajit shkurt ta hapim çerdhen “Valbona 2001” në fshatin Mateç”, tha Erkan Arifi, kryetar I Komunës së Likovës.

Situatë e ngjashme edhe në çerdhen e Haraçinës, Kryetari i Haraçinës, Ridvan Ibrahimi tha përmes telefonit se çerdhja në Haraçinë do të nis me punë muajin e ardhshëm. Në çerdhen e Haraçinës “Fatosat” pritet të sistemohen 115 fëmijë pavarësisht që lista e pritjes së fëmijëve tejkalon këtë numër. Gjithashtu, në çerdhen e Likovës “Valbona 2001” pritet të sistemohen 115 fëmijë të ndarë në 6 grupe.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Izairi: BDI shpif, nuk i kam kërkuar asnjë të punësuari të marrë pjesë në tubim partiak
Next Article Siguria në trafik/ Rekomandohet ashpërsim i kontrolleve dhe dënimeve për shkelësit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?