By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SËMUNDJA E PARKINSONIT
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > SËMUNDJA E PARKINSONIT
Kulturë

SËMUNDJA E PARKINSONIT

admin
Last updated: 16/11/2026 15:01
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Poezi nga: Galway Kinnell[1]
Përktheu: Agron Shala

Teksa e ushqen me lugë me njërën dorë
ajo mban dorën e tij me dorën tjetër të saj,
ose më saktë e lë të sajën të prehet mbi të tijën
e cila është përherë e mbyllur grusht.
Kur ai e kthen kokën në anën tjetër, ajo zgjatet
përreth dhe pa parë ia fut lugën në gojë.
Ai s’e pranon kafshatën tjetër
derisa ta ketë përtypur tamam këtë.
Ndritja e syve të tij të pulitur i tregon asaj se
është i shijshëm karkaleci që sapo ia ka futur në gojë.
Pas zërit dhe prekjes së atyre që duam,
ushqimi mund të jetë kënaqësia jonë e fundit në tokë—
një burrë në pritje të dënimit me vdekje e ha biftekun e tij të viçit
me kafshata të vogla dhe çdo gllënjkë
vere nga shtamba e shijon nëpër gojë,
nesër do të jetë tepër vonë që ata t’ia shkundin
këtë darkë prej trupit. Ajo ia ledhaton
kokën shumë ngadalë, sikur të donte t’i jepte zemër
çdo fijeje të veçantë floku të trazuar që ngrihet
prej rrënjës së vet në trurin e tij të goditur.
Duke qëndruar pas tij, ajo e mbështet
faqen e saj në të tijën, ia puth nofullën e varur,
dhe sytë e tij duket sikur pushojnë së shikuari
dhe nuk bëjnë asgjë tjetër veçse lëshojnë dritë.
A mund të jetë parajsa, pas vdekjes, kohë
për të kujtuar dijen
që mishi kishte prej mishit? Mishi
i fytyrës së tij është i vrazhdë, ndoshta
nga vitet e kaluara duke u bërë ballë të tjerëve
derisa ata tërhiqeshin, dhe më i vrazhdë
nga vitet kur edhe vetë ai ballafaqohej
dhe edhe ai tërhiqej, dhe edhe më i vrazhdë
nga gjithë ajo kohë duke u mërrolur
dhe duke reflektuar dhe duke u shqetësuar dhe duke bërtitur
dhe ndoshta duke shpërthyer në tërbim.
Fytyra e tij zbutet në një lloj
grimase të hutuar, sikur njëra
prej kafshëve të tjera të përpiqej
ta përvetësonte buzëqeshjen njerëzore.
Kur merr një biskotë, përdor
majat e dy gishtave të mëdhenj për ta kapur
dhe për ta shtyrë te gishti tregues
që ta mbërthejë, në mënyrë që të mund ta ngrejë.
Pastaj ajo e çon në banjë,
ku ia ul pantallonat dhe ia heq
pelenën e lagur dhe ia mban grykën e shishes
te penisi i tij plak derisa ai shurron krejt çka mundet,
pastaj ia vë pelenën e pastër dhe ia ngre pantallonat.
Kur dalin, ajo është përballë tij,
duke ecur së prapthi para tij
dhe duke ia mbajtur duart, duke e tërhequr
kur ai ndalet, duke ia kujtuar që ta hedhë hapin
kur harron dhe fillon të bjerë përpara.
Ajo po e udhëheq babanë e saj plak drejt së ardhmes,
aq larg sa mund të shkojnë, dhe po e çon
prapa në fëmijërinë e saj, ku ajo qëndronte
këmbëzbathur mbi majat e këpucëve të tij
dhe vallëzonin fokstrot mbi po këtë qilim.
I vështroj me kujdes: ajo mund të jetë duke ia mësuar atij
hapat e fundit që një ditë mund të m’i mësojë mua.
Në këtë çast, ai vezullon dhe shkëlqen,
sikur do të jetë vetëm një zhvendosje e vogël për të
që të kalojë nga kjo parajsë në tjetrën.

You Might Also Like

Përfundojnë ndërhyrjet konservuese në Kalanë e Kaninës, infrastrukturë e përmirësuar për vizitorët

Sedat Sulejmani: Xhamia “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc pjesë e programit të Ministrisë së Kulturës për vitin 2027

“17”, kandidati nga Maqedonia për “Oscar” me premierë në Shkup

Galeria e Arteve Tetovë përmbyll me sukses edicionin e 17-të të Kolonisë Ndërkombëtare Artistike “Tetova 2026”

HAMLETI

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Saveski: Kohëzgjatja e hetimeve nuk duhet t’i dekurajojë qytetarët të raportojnë veprat penale
Next Article Islam Abazi: Kemi punuar në mënyrë profesionale, pa ndikime të jashtme
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ministria e Drejtësisë po heton mesazhin e Russell Brand nga burgu ku pretendon se ai nuk është fajtor
Bota
Tërheqja e forcave aleate në Jemen “trondit” Riadin, Arabia Saudite shkarkon komandantin e koalicionit
Bota
SHBA rrit praninë ushtarake në Lindjen e Mesme, aeroplanmbajtësja “USS Theodore Roosevelt” mbërrin në rajon
Bota
Mërgim Lushtaku godet Kurtin: Gjashtë vjet na shite patriotizëm me “duaje tënden”, ndërsa rrymën e blinin nga Serbia
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?