By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: “17”, kandidati nga Maqedonia për “Oscar” me premierë në Shkup
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kulturë > “17”, kandidati nga Maqedonia për “Oscar” me premierë në Shkup
Kulturë

“17”, kandidati nga Maqedonia për “Oscar” me premierë në Shkup

admin
Last updated: 05/11/2026 16:01
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 5 nëntor, argument.mk/ – Në kuadër të programit të edicionit të 26-të të Skopje Film Festival, në mbrëmje në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë (TKM), publiku shkupjan do të ketë mundësinë të shohë në premierë filmin „17“, kandidatin zyrtar maqedonas për çmimin „Oscar“ në kategorinë Filmi Artistik Ndërkombëtar më i Mirë.

Ky film shënon debutimin e regjisores në metrazh të gjatë artistik Kosara Mitiq, e cila me filmin e saj të parë sjell një zë autorial të freskët, autentik dhe të guximshëm në kinematografinë vendase. Filmi „17“ paraqet një vështrim delikat dhe emocionalisht të ashpër mbi rritjen, betejat personale dhe sfidat e brezit të ri, duke ngritur pyetje mbi identitetin, lirinë dhe vetëgjetjen.

Premiera solemne do të fillojë me parakalim në qilimin e kuq me nisje nga ora 20:30, ku do të mbërrijnë regjisorja Kosara Mitiq, ekipi i aktorëve dhe autorët e filmit, së bashku me shumë mysafirë vendas e ndërkombëtarë nga industria filmike, pas së cilës, me nisje në orën 21:00, do të pasojë shfaqja zyrtare premierë e filmit.

“Skopje Film Festival e meritoi më të mirën – perlën e kinematografisë së re maqedonase. Shkupi ka pasur gjithmonë një publik filmik zgjedhës dhe të pasionuar, prandaj mbajtja e premierës së sotme është me rëndësi thelbësore për pulsin kulturor të qytetit. Ky event dërgon një mesazh të fuqishëm se skena filmike maqedonase ka shije, kapacitet, vizion dhe cilësi botërore, fakt që filmi “17“ e ka dëshmuar deri tani me pjesëmarrjen në një numër të madh festivalesh filmike, çmimet dhe vlerësimet e shumta të fituara dhe, sigurisht, kandidimin kombëtar për Oscar“, deklaroi anëtari i Këshillit të SFF dhe kuratori i festivalit, Niki Nikitin.

Përveç shfaqjes së filmit, publiku i Skopje Film Festival do të ketë mundësinë të takohet me një pjesë të ekipit autorial dhe aktorial pas „17“, të cilët do të ndajnë detaje nga procesi i krijimit të filmit që përfaqëson kinematografinë maqedonase në garën për njohjen më prestigjioze filmike.

Për shkak të interesit të madh për shfaqjen premierë të filmit në Shkup, organizatorët e festivalit rekomandojnë që biletat të sigurohen në kohë përmes rrjetit të shitjes së MK Tickets. Përveç shfaqjes premierë të „17“ në kuadër të programit të festivalit, filmi do të shfaqet në repertorin e rregullt në kinemanë Cineplex duke filluar nga 6 nëntori.

Për programin e plotë të festivalit, informacione shtesë  dhe lajme rreth aktiviteteve të ardhshme të festivalit, vizitoni faqen zyrtare të internetit sff.mk ose ndiqni profilet zyrtare të festivalit në rrjetet sociale.

You Might Also Like

Sedat Sulejmani: Xhamia “Koxha Mehmed Beu” në Tabanoc pjesë e programit të Ministrisë së Kulturës për vitin 2027

Galeria e Arteve Tetovë përmbyll me sukses edicionin e 17-të të Kolonisë Ndërkombëtare Artistike “Tetova 2026”

HAMLETI

NËPËR GJITHËSI

Bordi qeveritar e propozoi festimin e 35-vjetorit të pavarësisë, këto janë emrat

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Sonte hapet “Skopje Film Festival”, elita e filmit arrin në tapetik e kuq para Teatrit Kombëtar
Next Article Studentët e Universitetit të Tetovës prezantojnë projekte inovative në programin ndërkombëtar “Bridge to Balkans 2026”
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Trafik ndërkombëtar kokaine, mbi 14 milionë euro të pastruara dhe të transferuara në Shqipëri me flori
Bota
Alarme për bomba në 19 avionë në Evropë, sa të sigurtë e kemi ne hapësirën ajrore?
Maqedoni TOP LAJM
Millatoviq: Duam që Mali i Zi dhe Serbia të kenë marrëdhënie si ato mes Çekisë dhe Sllovakisë
Bota
Hykmete Bajrami: Do të jem kandidate për kryetare të LDK-së
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?