By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Serbia përfiton nga BE-ja më shumë se shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, vlerësoi Osmani
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Serbia përfiton nga BE-ja më shumë se shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, vlerësoi Osmani
Maqedoni

Serbia përfiton nga BE-ja më shumë se shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, vlerësoi Osmani

admin
Last updated: 01/10/2024 21:38
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Bashkimi Evropian duhet ta ndryshojë mënyrën se si e ndan mbështetjen financiare në Ballkanin Perëndimor, raporton Koha.net. Ajo ka theksuar se mjetet financiare të BE-së jo gjithherë shkojnë tek ata që rreshtohen plotësisht me të.

“Ne jemi 100% në linjë me Bashkimin Evropian, në politikat e jashtme dhe të sigurisë, që jo domosdoshmërisht do të thotë se paratë e BE-së shkojnë aty ku ka rreshtim. Për shembull, janë gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor që përfitojnë nga programet, 63% të parave të dedikuara nga BE-ja i shkojnë, gjejeni cilit shtet? Atij që nuk është i rreshtuar me BE-në. Serbisë”, ka thënë ajo gjatë diskutimit “Përgjigjja ndaj ndryshimeve gjeopolitike” në Dialogun Global në Berlin.

Kur është pyetur pse Serbia përfiton në këtë mënyrë, Osmani ka thënë se duhet të pyeten liderët evropianë për këtë.

“Do doja ta kisha përgjigjen. Ndoshta kur të flisni me Macronin nesër mund ta pyesni”.

“Vetëm 46% në linjë me BE-në, ata marrin më shumë se 60% të parave të BE-së të dedikuara për Ballkanin Perëndimor. Ne pesë shtetet e tjera që jemi në linjë me BE-në marrim 30% të mbështetjes financiare. Kjo duhet të ndryshojë”, ka përfunduar Osmani.

Këtë vit, Këshilli i BE-së miratoi Planin e Rritjes për shtetet e Ballkanit Perëndimor, një instrument i ri për të mbështetur reformat e lidhura me BE-në dhe rritjen ekonomike në rajon. Në të janë të parapara gjashtë miliardë euro.

Për të marrë mbështetje në kuadër të këtyre instrumenteve, vendet e rajonit duhet të përgatisin një agjendë reformash, duke theksuar reformat që planifikojnë të ndërmarrin për të arritur qëllimet. Vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet mënyrës sesi vendet e Ballkanit Perëndimor do të kontribuojnë në përafrimin progresiv dhe të vazhdueshëm me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë të BE-së.

Parakushtet e përgjithshme për mbështetjen e BE-së sipas Planit të Rritjes përfshijnë mbështetjen dhe respektimin e vazhdueshëm për mekanizmat efektivë demokratikë, duke përfshirë një sistem parlamentar shumë-partiak, zgjedhje të lira dhe të ndershme, media pluraliste, një gjyqësor të pavarur dhe sundim të ligjit, si dhe garantimin e respektimit të të drejtave të njeriut, duke përfshirë të drejtat e pakicave.

Kosova dhe Serbia kanë edhe një kusht, që ka të bëjë me normalizimin e marrëdhënieve.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sipas vendimit të miratuar, në mënyrë që këto dy vende të përfitojnë nga Plani i Rritjes, ato duhet të angazhohen në mënyrë konstruktive “me progres të matshëm dhe rezultate të prekshme” në normalizimin e marrëdhënieve të tyre me qëllim zbatimin e plotë të të gjitha detyrimeve që dalin nga Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe aneksi i zbatimit, si dhe të gjitha marrëveshjet e mëparshme për dialogun dhe t’i bashkohet negociatave për Marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Delinkuentë, idiotë dhe qesharakë
Next Article SHBA pas sulmit të Iranit: Jemi gati të ofrojmë mbështetje shtesë për Izraelin

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?