By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Delinkuentë, idiotë dhe qesharakë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Opinione > Delinkuentë, idiotë dhe qesharakë
Opinione

Delinkuentë, idiotë dhe qesharakë

admin
Last updated: 01/10/2024 21:20
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Nga Ilir Yzeiri

Dhuna, revolta, demonstrimet e fuqishme me dëme materiale, djegia e qyteteve si Parisi nga jelekverdhët, dhuna mbi Kapitol më 6 janar e plot demonstrime të tilla, janë një gjë e njohur në demokraci dhe ato bëhen zakonisht nga masat e njerëzve të zhgënjeyer, të cilët mund të jenë me frymëzim të majtë ose të djathtë. Italia për shumë vite ka qenë arenë e përgjakshme e këtyre përplasjeve. Kjo është kostoja e demokracisë. Mirëpo, në asnjë vend të botës nuk ndodh që një grusht deputetësh të shndërrohen në delinkuentë primitivë, idiotë e qesherakë. Deputetët bëjnë obstruksionizëm brenda sallës së Parlamentit, mund të rrihen me njëri-tjetrin, por nuk mund të ndodhë kurrë që ata të djegin Kuvendin, të ndezin zjarr në vendin më të shenjtë që ka një vend.

Deputeti është një institucion, është vetë Parlamenti, është në një farë kuptimi demokracia dhe nuk mund të ndodhë që ai të djegë vetveten. Hegeli thoshte se idetë prijnë jetën, ato vijnë para anës materiale. Institucionet që ndërtojnë njerëzit për të çuar përpara jetën e tyre janë mishërim i ideve. Ne jemi i vetmi vend që nuk trashëguam një institucion hijerëndë siç është godina e Parlamentit. Ajo ndërtesë e vogël që sot shërben si Teatër Kukullash është shenja e kuptimit dhe vendit që ka pasur në jetën tonë Parlamenti.

Komunistët përshtatën një godinë tjetër, atë që shërben edhe sot si Parlament i Shqipërisë. Kjo ka ndodhur sepse te ne nuk ka luftë idesh, por luftë primitive për të asgjësuar kundërshtarin. Ne nzuk e kemi përfillur sallën e Kuvendit. Edhe Kuvendet tona mbaheshin jashtë në qiell të hapur. Ne na vret sytë Godina e Bukur, Institucioni që është mishërim i idesë Opozita shqiptare e njohur si grupimi i Foltores e mban të gjallë këtë shenjë të barbarisë sonë politike. Mbështetësit e opozitës shqiptare nuk e ndiejnë veten të përfaqësuar nga ky grupim dhe ata i kanë braktisur të gjitha aksionet politike të kësaj force. Thirrjeve të dëshpëruara të Sali Berishës nga maja e penxheres nuk u përgjigjet askush.

Karikatura më e qartë ishte protesta para Bashkisë së Tiranës. Të mbetur pa popull dhe pa mbështetës, deputetët që ndjekin Sali Berishën kanë vendosur të shndërrohen në militantë delinkuentë dhe të bëjnë ato aksione që do të duhej t’i bënte populli opozitar. Këtu po spekulohet shumë dhe të gjithë ata që ndërsejnë Berishën të hidhet nga penxherja drejt e në zjarrin që po ndez Mul Noka, thonë se edhe amerikanët dogjën Kapitolin. Po, është e vërtetë, por jo senatorët republikanë apo demokratë, e dogjën protestuesit dhe të gjithë krahët e politikës amerikane republikanë e demokratë e dënuan atë dhunë. Trump, i akuzuar se ka nxitur atë dhunë po mbrohet duke thënë se nuk e ka kryer një gjë të tillë.

Ndaj, këta delinkuentët që kanë vendosur të zëvendësojnë opozitarët e zemëruar që djegin goma e karrige po hyjnë në historinë politike shqiptare si një lloj i padëgjuar më parë. Në këtë kuptim ata janë idiotë sepse siç thotë fjalori Le Robert – idioti është ai që nuk vë mendjen në punë dhe nuk pranon mirëkuptimin. Duke qenë kështu, ata, nga aktorë politikë shndërrohen në kllounë mediatikë dhe bëhen edhe qesharakë. Zemërimi i tyre dhe vuajtja për t’i rënë në sy Berishës që ai të mos i harrojë, nuk bëjnë pjesë në programin e opozitës dhe nuk janë pjesë e problemeve të saj.

Sot populli opozitar ka mbetur i papërfaqësuar e jetim. Ai po largohet më shumë nga pjesëmarrja politike kur sheh se përfaqësuesit e tij sillen si delinkuentë, idiotë e qesharakë. Vizioni i çdo opozite dhe i popullit që e ndjek atë është ardhja në pushtet dhe realizimi i një programi që e bën jetën e opozitarëve dhe të shqiptarëve më të mirë. Mirëpo këtë devizë grupi i foltores e ka braktisur me kohë. Problemi i tyre janë burgjet dhe Sali Berisha që është marrë i pandehur. Këtë hall populli opozitar nuk e zgjidh dot.

You Might Also Like

Ka rreze shprese: Gaza, Izraeli dhe bota po kërkojnë me ngulm një opozitë ndaj Netanyahut  

Unë dhe ti, një vit më vonë

Farsa e Shaqir Fetait (BFI) naivitet që po na kushton

Arben Taravari – Nga shpresa e përbashkët te zëri i përçarjes

Aleanca që po shpërbëhet mes kujtimeve dhe gabimeve!

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Një kopsht zoologjik në Finlandë po i kthen pandat gjigante në Kinë, shkak barra financiare
Next Article Serbia përfiton nga BE-ja më shumë se shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor, vlerësoi Osmani

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mustafa tregon kushtet e LDK-së për koalcion të mundshëm me partitë e opozitës
Kosovë
“3-4 herë më shumë raste me depresion pas Covidit”/ Psikologia jep shifrat e trishta për Shqipërinë
Shqipëri
Gashi: Në punën time si Kryetar Parlamenti nuk e favorizoj askënd, përndryshe opinioni e di se unë i takoj koalicionit VLEN
Maqedoni
Haxhiu pyetet rreth ambicieve të Limajt për kryetar të Kuvendit, ja përgjigjet ajo
Kosovë

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?