By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sfidë për parandalimin e lajmeve të rreme, konsiderohet zhvillimi i teknologjisë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sfidë për parandalimin e lajmeve të rreme, konsiderohet zhvillimi i teknologjisë
Maqedoni

Sfidë për parandalimin e lajmeve të rreme, konsiderohet zhvillimi i teknologjisë

admin
Last updated: 19/11/2024 11:25
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës dhe OSBE-ja kanë mbajtur tryezë diskutimi me temën “Lajmet e rrejshme dhe verifikimi i fakteve në mediat online”, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se sfidë për parandalimin e lajmeve të rreme është zhvillimi i hovshëm i teknologjisë.

Drejtori ekzekutiv i Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës, Imer Mushkolaj, ka thënë se është marrë vendim për rreth 50 media online të shkruara verifikimi i fakteve.

“Kur flasim për lajmet e rrejshme, ne si KMShK përpiqemi ta kryejmë punën tonë brenda limiteve. Anëtarë në Këshill janë rreth 50 media online dhe kemi adresuar lajme të cilat nuk janë të plota dhe të gjitha vendimet janë marrë në kodin e mediave të shkruara të Kosovës. Me disa ndryshime në Këshill ne jemi përpjekur gjithmonë të jemi në trend të zhvillimeve edhe pse zhvillimi i teknologjisë ka determinuar. Kemi parasysh që lajmi mbetet lajm dhe rregullat e raportit janë rregulla të raportit, por lajmi mbetet bazike siç e mësojmë në shkollat e gazetarisë. Vitet e fundit jemi dëshmitar të mocionit të ri që ka të bëjë me verifikimin e fakteve por duke pasur parasysh situatën ku gazetarët mund të jenë qytetarë të zakonshëm është e rëndësishme që të ketë mekanizëm shtesë të verifikueshëm”, ka thënë Mushkolaj.

Shef i Departamentit të Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës, Muhamet Jahiri, ka deklaruar se studentët janë në ‘happy’ me kohën me teknologjinë dhe ndryshimin e kodit të etikës së gazetarisë.

Sipas tij, sfidë e dezinformimit është zhvillimi i Inteligjencës Artificiale, dhe për këtë ai kërkoi të formohet një task-forcë dhe të ketë një vetërregullim në çdo redaksi.

“Sa i përket gjeneratave të reja në mënyrë të vazhdueshme ka nevojë për përditësim dhe është e nevojshme dhe e përdorshme të shtohet edhe lëndë të reja. Jemi në hap me kohën, ne kemi futur edhe lëndën e Inteligjencës Artificiale. Besoj që kodi etikë i mediave të shkruara do të ishte një bazë që do të duhej të ndiqej tash dhe në secilën redaksi. Sot mediat kanë nevojë për një vetërregullim të brendshëm dhe të njëjtën kohë kërkohet ta vet ngrisin vetërregulloren. Ne jemi secili pjesë e hapësirë ku analizojmë dhe gjykojmë dhe problemi kryesor është me ato media që nuk janë kredibile që përdorin hapësirë publike për qëllime individuale. Keqpërdorimi i teknologjisë është rezultat i zhvillimit të teknologjisë ku po sfidohemi me ndryshimin e saj siç është Inteligjenca Artificiale”, ka thënë Jahiri.

Brikenda Rexhepi, kryeredaktore e Grupit Koha ka theksuar se sfidë në të gjitha redaksitë është përdorimi i lartë i teknologjisë të gazetarëve të rinj.

“Është e rëndësishme që jemi interesuar se çka është kredibile dhe çka jo, ndoshta kjo do të ishte më e mirë. Praktikat kanë filluar të marrin emër, parim kryesor është të verifikohet lajmi para se të publikohet. Sfidat mund të jenë më të mëdha, komunikimi është bërë më i madh por keqpërdorimi është bërë i madh. Zhvillimi i teknologjisë njerëzit kanë filluar të mendojnë më shpejt dhe kanë humbur durimin dhe këtë po hasim në redaksitë tona me gazetarët e rinj. Tëre kohën kemi marrë gjenerata të reja për të bërë profesionistë dhe kjo është njëra nder sfidat më të mëdha”, ka thënë Rexhepi.

- Advertisement -
Ad imageAd image

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kurti apel të rinjve: Ky vend ia vlen fortë të jetosh e të punosh në të
Next Article Provokim i ri: Veriu i Kosovës mbushet me posterë me flamuj e mbishkrime serbe

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?