Shefi i CIA-s William Burns, tashmë ndodhet në Kosovë në një vizitë të paparalajmëruar.
Ai është parë duke hyrë në ndërtesën e Presidencës së Kosovës pasditen e së enjtes.
Vizita e tij në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi edhe në vendet e tjera të rajonit, si në Sarajevë dhe Beograd.
