By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Vrasja e dyfishtë në Velipojë, zbardhet dëshmia, lihen në burg dy të arrestuarit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Vrasja e dyfishtë në Velipojë, zbardhet dëshmia, lihen në burg dy të arrestuarit
Shqipëri

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, zbardhet dëshmia, lihen në burg dy të arrestuarit

admin
Last updated: 22/08/2024 15:32
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” per shtetasit Zyber Zagradi, kamerieri i plagosur dhe Mario Pali, të dyshuar si bashkëpunëtor të autoreve të dyshuar të vrasjes së dyfishtë në Velipojë.

Shtetasit Zyber Zagradi dhe Mario Pali deklaruan në sallën e gjyqit se ata kanë ardhur në momentin pasi kishte nisur konflikti mes vëllezërve Frroku dhe dy viktimave Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha.

Zagradi dhe Pali deklaruan se kanë parë shtetasin Edmir Frroku duke qëlluar ndërsa u shprehën se nuk e kanë patur idenë se si ka nisur konflikti mes tyre sepse mbërritën më vonë aty. Avokati mbrojtës Simon Pashku kërkoi masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe vleftësimin e paligjshëm të ndalimit të tyre ndërsa prokurori Albert Murçaj kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” të cilën gjyqtarja Arta Llazari e pranoi.
Kamerieri Zyber Zagradi deklaroi gjithashtu se nuk e ka idenë se si ka mbetur i plagosur. “Nuk e di si u plagosa, vetëm kur pashë këmbën me gjak dhe plagën e shkaktuar nga plumbi që kisha marrë”.

Dyshohet se Zagradi dhe Pali ndihmuan vëllezërit Edmir dhe Gëzim Frroku të largohen nga vendngjarja, pasi ekzekutuan me armë zjarri të rinjtë Ersild Ishmi dhe Arsid Hoxha të hënën në mbrëmje.

Dy pronarët e një hoteli në Velipojë, ishin në konflikt me njërin nga viktimat, Ersild Ishmin, që në datën 28 qershor, kur Ishmi kishte tentuar të godasë me armë kuzhinierin e restorantit.

Pronarët e hotelit kishin denoncuar Ishmin, i cili u arrestua nga policia në datën 17 korrik, fakt të cilin e ka pohuar pas kësaj ngjarje edhe drejtori i policisë së qarkut të Shkodrës.

Por pas arrestimit, Ersild Ishmi lirohet nga gjykata me masën e sigurisë arrest shtëpie dhe me shumë gjasë, në thyerje të kësaj mase ai ka shkuar mbrëmjen së hënës sërish pranë hotelit të vëllezërve Frroku, së bashku me kuantin e tij, Arsid Hoxha për t’u sqaruar me vëllezërit Frroku.

Dëshmitarë në vendngjarje janë shprehur së përpara se të përdoreshin armët e zjarrit, mes vëllezërve Frroku dhe viktimave ka pasur përleshje fizike. Sakaq, policia e Shkodrës ka arrestuar dy punonjës të hotelit që administronin vëllezërit Frroku, si të dyshuar të implikuar në konflikt fizik para së të kryheshin vrasjet. Ndërsa vëllezërit Edmir dhe Gëzim Frroku janë shpallur në kërkim.

Në kuadër të hetimeve për këtë ngjarje pritet të verifikohen edhe veprimet e prokurorisë si dhe vendimi i gjykatës së Shkodrës për masën e arrestit shtëpiak të dhënë për një nga viktimat.

You Might Also Like

Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm: Ndryshon procedura për lëvizjen në Shengen

Erion Braçe: Në Shqipëri bëhet pastrim parash nga mëngjesi në darkë, sidomos në ndërtim

Benet Beci: Banesat tradicionale shkodrane, trashëgimi që frymëzon të ardhmen

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Andrew Tate dhe vëllai i tij arrestohen sërish në Rumani, akuzohen për trafikim dhe shfrytëzim seksual të dy vajzave – njëra 15 dhe tjetra 17 vjeçare
Next Article Shefi i CIA-s arrin në Presidencën e Kosovës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?