By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shefi i NATO: Nuk ka paqe në Evropë pa paqe të vërtetë në Ukrainë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Shefi i NATO: Nuk ka paqe në Evropë pa paqe të vërtetë në Ukrainë
Bota

Shefi i NATO: Nuk ka paqe në Evropë pa paqe të vërtetë në Ukrainë

admin
Last updated: 24/02/2026 18:19
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO, Mark Rutte theksoi sot nevojën për mbështetje të qëndrueshme dhe të shtuar për Ukrainën, duke thënë se vetëm premtimet nuk do t’i japin fund luftës Moskë-Kiev, e cila është në përvjetorin e saj të katërt.

Duke folur në një ceremoni përkujtimore në selinë e NATO në Bruksel, Rutte tha se aleanca u mblodh për të shënuar “një tjetër përvjetor të tmerrshëm” të asaj që ai e përshkroi si “katër vjet luftë të pafalshme”.

Rutte përsëriti se NATO ka qëndruar me Ukrainën që nga fillimi i luftës dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë përballë sfidave të vazhdueshme.

“Është e domosdoshme që Ukraina të vazhdojë të marrë ndihmën ushtarake, financiare dhe humanitare që i nevojitet”, duke theksuar se një ndihmë e tillë është e nevojshme që Kievi të mbrohet nga sulmet ruse dhe të mbajë vijën e frontit.

“Kjo mbështetje është thelbësore. Ukraina ka nevojë për më shumë. Sepse një premtim për ndihmë nuk i jep fund një lufte. Ukraina sot ka nevojë për municion dhe çdo ditë derisa të ndalet gjakderdhja”, tha ai.

Pavarësisht asaj që ai e përshkroi si qëndrim të presidentit rus Vladimir Putin, Rutte tha se Moska “ka dështuar të arrijë ambiciet e saj në fushëbetejë”, duke shtuar se Kremlini duhet të tregojë nëse është serioze në lidhje me ndjekjen e paqes.

“Siguria e tyre (ukrainase) është siguria jonë. Nuk mund të ketë paqe të vërtetë në Evropë pa paqe të vërtetë në Ukrainë”, theksoi ai.

Rutte nënvizoi nevojën për forca të armatosura të forta ukrainase dhe garanci të besueshme sigurie nga partnerët, përfshirë Evropën, Kanadanë dhe SHBA-në, sapo të mbarojnë luftimet, për të siguruar që çdo paqe eventuale të jetë e qëndrueshme.

“Garanci të tilla do të sigurojnë stabilitetin e nevojshëm për rindërtimin dhe prosperitetin afatgjatë të Ukrainës”, tha kreu i NATO.

You Might Also Like

Shira të rrëmbyeshëm e stuhi në Brazil, 22 viktima, një qytet shpall gjendjen e jashtëzakonshme

E zhdukur prej 24 ditësh, prezantuesja e njohur amerikane kërkon ndihmë për nënën e saj 84-vjeçare: Do t’ju shpërblejmë me 1 milion dollarë nëse…

Ekuadori përfshihet nga një tjetër valë kaosi e dhune, persona të veshur si ushtarakë bëjnë masakër në fermë, vrasin 7 persona

Kina shton 20 subjekte japoneze në listën e kontrollit të eksportit

SHBA kap anijen e tretë të naftës në oqeanin Indian që ishte nën sanksione

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article 300 mijë denarë dëmshpërblim për një banor nga rajoni i Kërçovës i sulmuar nga ariu
Next Article Në mungesë t ë ujitë të pijshëm, gastronomët në Strugë ankohen për ulje të numrit të vizitorëve
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mësimi dual sjell revolucion në arsim
Maqedoni TOP LAJM
50 kamionë të tonazheve të rënda janë bllokuar në Qafë Thanë
Maqedoni Shqipëri
Shira të rrëmbyeshëm e stuhi në Brazil, 22 viktima, një qytet shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Bota
Shkupi dhe Tirana kryesojnë listën e qyteteve më të ndotura
Maqedoni Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?