By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shën Valentinit nuk i gëzohen vetëm të dashuruarit, por edhe shitësit e luleve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shën Valentinit nuk i gëzohen vetëm të dashuruarit, por edhe shitësit e luleve
Maqedoni

Shën Valentinit nuk i gëzohen vetëm të dashuruarit, por edhe shitësit e luleve

admin
Last updated: 14/02/2025 18:07
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shkurt – Tregu i luleve sot është mbushur me qytetarë të shumtë që kërkojnë të blejnë dhuratën e përkryer për të shprehur dashurinë e tyre. Trëndafilat e kuq mbeten zgjedhja më e preferuar, ndërsa qytetarët zgjedhin edhe buqeta me lule shumëngjyrëshe për të surprizuar të dashurit e tyre. Në njërin prej dyqaneve të luleve takuam një shitëse teksa po përgatiste një buqetë të porositur me 101 trëndafila. Ajo na tha se për ditën e Shën Valentinit kërkesa për lule është shumë e madhe.

“Është e porositur nga një klient dhe do të vjen ta merr. Sa trëndafila ka? 101. Këtë ditë kërkohen vetëm trëndafila, trëndafila të kuq, dita e të dashuruarve… Në këtë ditë kërkesa është më e madhe, është vetëm një ditë në vit dita e të dashuruarve… Arusha vendosim në mënyrë simbolike I vendosim nëpër buqeta”, tha një qytetar.

Qytetarët thonë se në këtë ditë, përveç dashurisë, festojnë edhe festën e Verës, e njohur ndryshe edhe si Shën Trifuni.

“Shpesh paraqitet ajo, nëse festojmë Shën Trifunin Apo Valentinin, për mua e festojmë dashurinë, e festojmë verën, ditë ku kemi arsye që gjinisë më të butë t’i kushtojmë pak vëmendje dhe të kalojmë mirë”, u shpreh një tjetër qytetar.

“Personalisht për mua nuk nënkupton asgjë, por për gruan time nënkupton diçka, dhe për të për kujdesin ndaj saj bëra një nderë të vogël dhe bleva diçka…A mund të na tregoni çfarë keni blerë? Kuti për bizhuteri.. dhe tani lule, duhet patjetër lule”, tha një qytetar.

“Edhe përskaj asaj që është e papranueshme në religjionin tonë, e dimë se është festë katolike, megjithatë ka rëndësi për të dashuruarit, për ata që mes vete dhurojnë dashuri… Ishte si ishte dhe kaloi, tani përshtatemi me teknikat e reja, kohërat e reja, vërtetë nuk bëj dallim. Për mua dashuria është dashuri”, u shpreh një qytetare.

“Më shumë e dua Shën Trifunin, se sa Valentinin. Por meqë është shënuar se kjo ditë është shënuar për dashuri, le të jetë për dashuri. Personalisht nuk kam preference nëse dashuri duhet të ketë sot ose nesër…Dashuria është gjithmonë e njëjtë, si e tregojmë mund të ketë dallime, megjithatë kjo është personale për secilin…”, theksoi një tjetër qytetare.

Shën Valentini është dita e të dashuruarve, e cila festohet më 14 shkurt në mbarë botën. Kjo ditë simbolizon dashurinë, njerëzit zakonisht shkëmbejnë dhurata, lule dhe mesazhe romantike për të shprehur ndjenjat e tyre.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Në shkollën e mesme të mjekësisë në Tetovë, është bërë promovimi i amfiteatrit të ri
Next Article Gjykimi për lehonën Veapsoka është shtyrë përsëri

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?