Bruksel, 2 dhjetor – Shërbimi audiovizual evropian EBS ka publikuar një video panoramë nga kryeqytetet e vendeve-kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian nga Ballkani Perëndimor, ndër të cilët edhe nga Shkupi.
Në videon pothuajse pesëminutëshe për Shkupin, ndër të tjera janë prezantuar edhe pamje nga Kalaja e Shkupit, sheshi “Maqedonia”, Ura e gurit, porta “Maqedonia”, Gjykata Penale, Çarshia e Shkupit, rruga “Maqedonia” dhe Bit pazari.
Krahas nga Shkupi, janë publikuar edhe video panorama nga Tirana, Prishtina, Sarajeva, Beogradi dhe Podgorica.
Publikimi i videove të shkurtra vjen në vigjilje të darkës punuese joformale të nesërme të kryetarit të ri të Këshilit Evropian, Antonio Koshta me liderët e vendeve-kandidate për anëtarësim nga Ballkani Perëndimor.
Siç njoftoi Këshilli i BE-së, para darkës për nesër pasdite janë parashikuar takime dypalëshe të Koshtash me kryeministrin Hristian Mickoski, me kolegët e tij nga Shqipëria dhe Kosova, Edi Rama dhe Albin Kurti, me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe me kryesuesen e Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Zhelka Cijanoviq.
Për të mërkurën pasdite, janë paralajmëruar takime dypalëshe të Koshtash me presidentët e Kosovës dhe të Malit të Zi, Vjosa Osmani dhe Jakov Milatoviq.
