By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sherr mes miqsh në një lokal në Borsh, një i ri plagoset me armë zjarri nga shoku
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kronika > Sherr mes miqsh në një lokal në Borsh, një i ri plagoset me armë zjarri nga shoku
Kronika

Sherr mes miqsh në një lokal në Borsh, një i ri plagoset me armë zjarri nga shoku

admin
Last updated: 31/07/2025 08:21
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Një plagosje me armë zjarri dyshohet se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të enjteje në fshatin turistik të Borshit.

Sipas burimeve nga policia, është plagosur një i ri, i cili fatmirësisht është goditur në dorë nga plumbi, duke shmangur pasoja më të rënda që mund të kishin qenë fatale për jetën e tij, raporton euronews.al

Ngjarja ka ndodhur në një lokal ku dy shokë po konsumonin alkool. Sipas hetimeve paraprake, mes tyre ka nisur një debat ndërsa ishin ulur në tavolinë. Njëri prej tyre ka nxjerrë armën e zjarrit, një pistoletë, dhe ka qëlluar drejt shokut të tij.

Menjëherë pas të shtënave, autori është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i plagosuri është transportuar drejt spitalit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Policia ka reaguar me shpejtësi. Komisariati i Policisë Himarë ka identifikuar autorin në kohë rekord dhe më pas ka bërë të mundur arrestimin e tij.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme të forcave të policisë në terren, të drejtuara nga shefi i komisariatit, Ferit Merkaj, ngjarja është konsideruar e zbardhur.

Autori është shoqëruar në komisariatin e Himarës, ku ka dhënë edhe dëshminë e tij, duke rrëfyer detaje në lidhje me ngjarjen.

You Might Also Like

Gruas nga Maqedonia i konfiskohen lirat, po udhetonte nga Stambolli në Tetovë

Ndalohet një shofer në Tetovë, voziste nën ndikimin e alkoolit

Shoferi i cili goditi për vdekje një 68-vjeçar në Shkup pranon fajin në gjykatë

Ndalohen dy persona nga Negotina, kapen duke transportuar emigrantë nga Egjipti dhe Iraku

Gostivar – Babë e bir thirren në polici pas denoncimit për sulm ndaj familjarit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kanadaja dhe Malta do ta njohin Palestinën
Next Article A u anulua apo jo vendimi për tregun e lirë energjetik?

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?