Shkup, 16 nëntor, argument.mk/ – Një burrë 35-vjeçar është arrestuar në një fshat të Gostivarit pasi, pas një sherr familjar, sipas denoncimit, me një objekt të mprehtë sulmoi vëllanë e tij.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme informojnë se rasti është denoncuar më 15 nëntor 2026. Të njëjtën ditë, në orën 18:10, oficerë policie nga Njësia Policore e Çegranit e kanë privuar nga liria A. N. (35).
Sipas denoncimit, incidenti ka ndodhur në oborrin e shtëpisë familjare, ku pas sherrit ka ardhur deri te sulmi ndaj vëllait të tij.
Nga MPB theksojnë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të paraqitet denoncimi përkatës.

