By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shkëndija nuk e jep kreun, Struga e Gostivari e ndjekin nga pas
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Shkëndija nuk e jep kreun, Struga e Gostivari e ndjekin nga pas
Sport

Shkëndija nuk e jep kreun, Struga e Gostivari e ndjekin nga pas

admin
Last updated: 16/09/2024 09:56
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Java e pestë e kampionatit më të mirë të Maqedonisë ka dëshmuar se ky sezon do të jetë mjaft interesant dhe se për titullin kampion, pozitën për dalje në garat evropiane dhe mbijetesë do të jetë e hapur, njofton Telegrafi.

E gjithë vëmendja dje ishte në stadiumin e Çairit në Shkup, ku u luajt derbi i madh shqiptar mes Shkupit dhe Shkëndijës, ndeshje kjo që përfundoi me barazim 1-1. Në fushë dy ekipet e dëshiruan fitoren, ndërsa në tribuna që kishte më shumë se 6.000 shikues u pa një atmosferë e mrekullueshme dhe anim korrekt dhe dinjitoz.

Shkëndija me këtë barazim vazhdon të mbetet lider dhe i pamposhtur, duke treguar ambicie të qarta për titull, ndërsa Shkupit dal ngadalë po i rrëshqet nga duart gara për titull, por edhe pozita që do ta dërgojë në garat evropiane do të jetë mjaft e vështirë, pasi nga 5 javët e para ka vetëm një fitore, dy barazime dhe dy disfata.

Edhe Struga po luan me ndryshime nga java në javë. Sigurisht se kualiteti i futbollistëve strugan me Pelisterin që këtë sezon u inkuadrua në Ligën e Parë janë të mëdha dhe pritej fitore e struganëve, por ndodhi e kundërta, morën vetëm një pikë. Strugën në javën që vjen e pret një duel tjetër i vështirë, ku do të ketë mysafir Shkupin.

Edhe Gostivari dështoi këtë javë, pasi ishte favorit absolut ndaj Vardarit të fundit. Por kur pritej fishkëllima e fundit, shkupjanët barazuan nga gjuajtja e lirë në kohën shtesë. Por Gostivari mbetet lartë në tabelë dhe ndjekës i afërt i liderit Shkëndijës. Besa dhe Voska këtë javë nuk patën fat, u mundën nga kundërshtarët e tyre.

Besa humbi si mysafire me rezultat të ngushtë 3-2 në Strumicë nga AP Brera, ndërsa Voska luajti në shtëpi në Ohër, ku u mund 0-3 nga Sileksi.

Rezultatet: Shkupi – Shkëndija  1-1, Gostivari – Vardari  1-1, Pelisteri – Struga 1-1, AP Brera – Besa Dobërdoll 3-2, Voska – Sileksi  0-3 dhe Rabotniçki – Tikveshi 3-1.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Standings provided by Sofascore

Në xhiron e 6-të (22 shtator) në ora 15:00 takohen: Struga Trim Lum – Shkupi, Besa 1976 – Pelisteri, Shkëndija – Voska, Sileksi – Gostivari, Rabotniçki –  AP Brera, Tikveshi –  Vardari.

You Might Also Like

Tifozët e Omonias mblidhen në Prishtinë para duelit me Dritën në Conference League

Asani pas golit në Championsin aziatik: “Së bashku luftojmë, së bashku fitojmë”

Rasmus Hojlund dhe Amir Rrahmani ende në dyshim për ndeshjen ndaj Interit

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

Nga Asani te Manaj, Shqipëria i ka heronjtë e saj, Kuqezinjtë e ëndërrojnë Botërorin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nesër shënohet dita e rivarrimit të dëshmorëve të kombit në Gjilan, bëhen homazhe në nderim të tyre
Next Article Arrestohet një person në Prishtinë, dyshohet se rrahu një polic

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?