By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shkupi dënon deklaratën e deputetit bullgar për bashkimin e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shkupi dënon deklaratën e deputetit bullgar për bashkimin e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë
Maqedoni

Shkupi dënon deklaratën e deputetit bullgar për bashkimin e Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë

admin
Last updated: 10/01/2025 15:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 10 janar – Zyrtarët e Maqedonisë së Veriut e kanë dënuar ashpër një deklaratë të liderit të ekstremit të djathtë në Bullgari, i cili bëri thirrje që RMV dhe Bullgaria të bashkohet në një shtet të vetëm bazuar në një ide të shprehur rishtazi nga presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump, për bashkimin e SHBA-së me Kanadanë.

Lideri i partisë politike të ekstremit të djathtë në Bullgari, Rilindja, Kostadin Kostadinov, tha se “nuk ka asgjë më logjike se dy shtete me histori të përbashkët, origjinë të përbashkët, gjuhë të përbashkët dhe popull të përbashkët, si Bullgaria dhe Maqedonia, që të bëhen një shtet i vetëm”.

Kjo deklaratë u dënua si “e turpshme dhe e pandershme” nga presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova.

“Përkundrazi, synimi për ta shprehur në mënyrë të njëanshme në këtë mënyrë në fakt do të thotë mosrespektim, do të thotë mosnjohje”, tha Gordana Silanovska-Davkova.

Ministria për Punë dhe Tregti të Jashtme e Maqedonisë së Veriut e dënoi ashpër deklaratën e Kostadinovit, i cili është gjithashtu deputet aktual në Kuvendin Popullor të Bullgarisë, duke thënë se kjo deklaratë “shpreh pretendime të qarta territoriale ndaj Maqedonisë së Veriut”.

“Deklarata të tilla dashakeqe të zyrtarëve të skenës politike bullgare janë sulm i drejtpërdrejtë ndaj sovranitetit, integritetit dhe pavarësisë së vendit tonë dhe në të njëjtën kohë janë në kundërshtim të drejtpërdrejtë me rregullat dhe parimet e së drejtës ndërkombëtare, mosndërhyrjen e shteteve në punët e tyre të brendshme dhe politika e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore”, thuhet në reagim.

Në anën tjetër, Venko Filipçe, deputet dhe lider i Lidhjes Socialdemokrate në opozitë, kërkoi që Sofja të reagojë dhe të distancohet qartë dhe pa mëdyshje nga deklaratat e Kostadinovit, ndërsa Bashkimi Evropian, siç tha ai të dënojë deklaratën e tij.

“ I bëj thirrje Bashkimit Evropian që të dënojë qartë këtë qëndrim, i cili cenon të drejtat universale të njeriut dhe vlerat evropiane, dhe të tregojë se deklarata të tilla nuk kanë vend në BE”, shkroi Filipçe, në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Bullgaria kërkon që Maqedonia e Veriut ta njohë pakicën bullgare si pakicë kombëtare. Për ta bërë këtë, nevojiten ndryshime kushtetuese.

Për të realizuar ndryshimet kushtetuese, nevojitet një shumicë prej dy të tretash. Shumica parlamentare në Maqedoninë e Veriut aktualisht përbëhet nga 78 deputetë nga gjithsej 120 sa numëron Parlamenti. REL

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mbledhja e Parë e përbërjes së re të Klubit të Deputeteve, Jovana Trençevska zgjidhet kryetare
Next Article EMV: Ngrohtoret vazhdojnë të funksionojnë me gaz natyror, furnizimi i mazutit është obligim ligjor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?