By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shkurti me temperatura brenda mesatares për këtë periudhë dhe pa shumë reshje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shkurti me temperatura brenda mesatares për këtë periudhë dhe pa shumë reshje
Maqedoni

Shkurti me temperatura brenda mesatares për këtë periudhë dhe pa shumë reshje

admin
Last updated: 03/03/2025 17:54
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 3 mars – Sipas matjeve dhe vëzhgimeve në stacionet meteorologjike në vend, shkurti i vitit 2025 karakterizohet si muaj mesatar dhe shumë i thatë për nga temperatura dhe reshjet, krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare nga viti 1991 deri në vitin 2020.

“Temperatura mujore ka lëvizur nga -1.2 gradë Celsius në Mavrovë deri në 5.8 gradë Celsius në Gjevgjeli. Krahasuar me temperaturat mesatare mujore të muajit shkurt për një periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), ajo e këtij viti ishte 0,5 gradë nën mesataren, në nivel shteti. Temperatura më e lartë maksimale është matur më 1 shkurt në Gjevgjeli dhe ka qenë 18.0 gradë Celsius”, informojnë nga DPHM-ja.

Janë regjistruar ditë më të ftohta, me temperatura minimale nën zero në fund të dekadës së dytë të muajit. Temperatura minimale më e ulët gjatë muajit është matur në Berovë, më 20 shkurt dhe ka qenë -14.2 gradë Celsius.

Në shkurt, sasia mujore e reshjeve në vend ka qenë nga 0.2 mm në Demir Kapi deri në 8.1 mm në Berovë. Reshjet janë kryesisht të shiut dhe borës në zonat malore. Sasia maksimale ditore e reshjeve prej 2.3 mm është shënuar në Berovë më datën 26 të muajit. Më datë 19 është matur shtresa më e lartë e borës prej 36 centimetra në Kodrën e Diellit.

Krahasuar me mesataren e shkurtit për një periudhë shumëvjeçare (1991-2020), sasia e matur mujore e reshjeve ka qenë 94 për qind nën mesataren në nivel të shtetit.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Nevojitet pagë minimale 500 euro, shpenzimet të hatashme të hyrat të zbehta!
Next Article Paraburgim për një 28-vjeçar i dyshuar për përndjekjen e kryetarit të komunës së Negotinës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?