By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shmangni tri sëmundje duke ngrënë vakte të rregullta ushqimore
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shëndetësi > Shmangni tri sëmundje duke ngrënë vakte të rregullta ushqimore
Shëndetësi

Shmangni tri sëmundje duke ngrënë vakte të rregullta ushqimore

admin
Last updated: 05/02/2025 11:38
By admin 3 Min Read
Share
Vegetarian man mixing vegetable salad in bowl
SHARE

Mënyra e të ngrënit, planifikimi, koha dhe frekuenca e vakteve janë elementë të pandashëm të një stili jetese të shëndetshme.

Një stil i tillë në vetvete e bën njeriun më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, diabeti apo ishemia.

Këtë e thotë një dokument shkencor i publikuar në revistën Circulation, një publikim i Shoqatës Amerikane të Zemrës.

Sipas kësaj analize, koha dhe mënyra e të ngrënit ndikon në faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës dhe ishemisë.

Si pasojë e stilit kaotik të jetesës, njerëzit nuk e respektojnë rregullin e tre vakteve në ditë.

Ata përshtaten me aq vakte sa mund të përballojnë gjatë ditës.

Kjo do të thotë, se në vend të të ngrënit një drekë të shëndetshme, shumë njerëz mjaftohen me diçka të shpejtë.

Një ushqim i shpejtë nuk është domosdoshmërisht i shëndetshëm.

Marie Pierre St-Onge, eksperte e Mjekësisë Ushqimore në Universitetin e Kolumbias në Nju Jork, shpjegon se oraret e ngrënies kanë efekt tek shëndeti.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Sipas saj ato ndikojnë tek ora e brendshme e trupit.

Për shembull, nëse njeriu ushqehet gjatë një faze jo aktive siç është gjumi, ora e brendshme ndërrohet duke ndryshuar metabolizmin e ushqyesve.

Në këtë mënyrë, njeriu mund të shtojë më shumë në peshë dhe të jetë i prekur nga inflamacioni.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Ngrënia e mëngjesit mund të parandalojë sëmundjet kronike

Mëngjesi është padyshim vakti më i rëndësishëm i ditës, por njerëzit sot nuk kanë shumë kohë për tu ulur në tavolinë e për të ngrënë siç duhet.

Studimet kanë konfirmuar se heqja dorë nga mëngjesi rrit rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare e shumë të tjerave.

Përveç kësaj, këto sëmundje janë më të pranishme tek njerëzit që nuk janë të vëmendshëm ndaj orareve të të ngrënit.

Nëse njeriu i përmbahet orareve të ngrënies së mëngjesit, drekës dhe darkës, mundet të parandalojë mbipeshën, sëmundjet e zemrës dhe diabetin.

Më shumë vëmendje ndaj ushqyerjes

Studimet honë se njeriu duhet të jetë i vëmendshëm ndaj planifikimit të vakteve dhe përzgjedhjes ushqimore.

Në këtë mënyrë, njeriu mund të shmangë ushqyerjen e nxitur nga emocionet.

Këto të fundit nxisin shumë episode të pakëndshme të ngrënies së tepërt, pavarësisht mungesës së urisë.

Një gjë e tillë rrit numrin e kalorive të marra.

Nga ana tjetër ul sasinë e ushqyesve të domosdoshëm për mbarëvajtjen e organizmit.

You Might Also Like

Kujdes, këto ilaçe nuk bën të shoqërohen me grejpfrut

Duke ushtruar ulni rrezikun e sëmundjeve të ndryshme

Afër detit, afër mbretit – të mirat e ujit të kripur

Qumështi i bletëve dhe efektet e tij

Disa mënyra të thjeshta për ta përmirësuar funksionimin e zemrës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Arsyet pse duhet të pini lëng të shegës çdo ditë
Next Article 6 vështirësitë që provojnë nënat që kanë fëmijë binjakë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?