By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shoqata Debreshi kërkon falje publike nga Taravari: Do të shqyrtojmë procedura ligjore për deklaratën ndaj protestuesve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shoqata Debreshi kërkon falje publike nga Taravari: Do të shqyrtojmë procedura ligjore për deklaratën ndaj protestuesve
Maqedoni

Shoqata Debreshi kërkon falje publike nga Taravari: Do të shqyrtojmë procedura ligjore për deklaratën ndaj protestuesve

admin
Last updated: 23/06/2026 12:27
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Gostivar, 23 qershor, Zhurnal.mk – Shoqata Debreshi, Forumi Rinor i Debreshit dhe Këshillat e Xhamive të Debreshit kanë reaguar përmes një deklarate publike ndaj deklaratës së ish-kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili në një emision televiziv ka pretenduar se në protestën paqësore për çështjen e ujit të pijshëm kanë marrë pjesë persona të lidhur me narkotikë.

Në reagim, këto organizata shprehin shqetësimin dhe kundërshtimin e plotë ndaj deklaratës së Taravarit, duke e cilësuar atë si një akuzë të rëndë dhe fyese ndaj banorëve të Debreshit.

Sipas tyre, Debreshi është një vendbanim me mbi 6.000 banorë, të cilët për më shumë se dy dekada përballen me mungesën e ujit të pijshëm dhe vazhdimisht kanë kërkuar zgjidhje përmes mjeteve demokratike dhe protestave paqësore.

“Pretendimet se në protestë kanë marrë pjesë persona të lidhur me narkotikë janë të papranueshme dhe cenojnë dinjitetin e qytetarëve të Debreshit”, thuhet në deklaratë.

Shoqata Debreshi, Forumi Rinor i Debreshit dhe Këshillat e Xhamive të Debreshit i bëjnë thirrje Arben Taravarit që të kërkojë falje publike dhe të sqarojë deklaratën e tij.

Ata paralajmërojnë se, në të kundërtën, do të shqyrtojnë mundësinë e ndërmarrjes së procedurave ligjore për mbrojtjen e dinjitetit dhe reputacionit të qytetarëve të Debreshit.

Në fund të reagimit, organizatat theksojnë se qytetarët e Debreshit do të vazhdojnë të kërkojnë të drejtën e tyre për furnizim me ujë të pijshëm në mënyrë demokratike, të qetë dhe të organizuar.

You Might Also Like

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit

SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit

Ridorëzohet kërkesa e dytë në Ministrinë e Drejtësisë: Provimet profesionale të jepen edhe në gjuhën shqipe

QMK: Rrezik i lartë nga zjarret në gjithë vendin

MF: 41 projekte të reja prioritare për investime publike

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Derisa Azir Aliu flet për digjitalizim në Klinikën e Fëmijëve mungon personeli për pasojë ka edhe viktima
Next Article Derisa të bëhet digjitalizimi çmimi i ilaçit „Foster“ kundër astmës u rrit nga 300 në 1.081 denarë
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?