By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shpëtoi vajzën 7 vjecare në Londër, mediat jehonë për shkodranin Hismet Smakaj
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Shpëtoi vajzën 7 vjecare në Londër, mediat jehonë për shkodranin Hismet Smakaj
Shqipëri

Shpëtoi vajzën 7 vjecare në Londër, mediat jehonë për shkodranin Hismet Smakaj

admin
Last updated: 23/05/2025 18:41
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Himset Smakaj, një 65 vjeçar me origjinë nga Shkodra dhe me banim në Londër, është kthyer në personazhin e ditës në Angli. Ai është hedhur në një pjesë të rrezikshme të lumit Tamiz në Londrën Lindore, kur ka parë se një vajzë 7 vjeçare po mbytej.

Shkodrani dhe gruaja e tij kishin qenë duke ecur në Parkun “Thames Barrier” pas një vizite për pazar pranë shtëpisë së tyre në Newham kur ai vuri re vajzën të ulur në një nga kangjellat metalike pranë lumit.

Teksa i kalonin pranë, ajo u hodh në ujë disa metra më tej dhe Hismeti menjëherë është zhveshur dhe është hedhur në lumë, duke e ndjekur pas.

“Kur po ecnin nëpër park, babai im pa këtë vajzë të vogël duke u ngjitur në gardh përpara se të ulej mbi të dhe të shikonte lumin. Ai u ndal dhe pa vajzën për t’u siguruar që ishte mirë. Kur ai bëri rreth tre ose katër hapa, ajo u hodh brenda. Ajo po mbytej. Babai im as nuk mendoi, hoqi tutat sportive dhe u fut në ujë”, ka treguar djali i tij, Euklid Smakaj për mediat britanike.

Shkodrani hero në Londër, shpëton vajzën 7 vjeçare

Hismet Smakaj pranë vendit ku shpëtoi një fëmijë, në Londrën Lindore

Hismeti ka notuar për rreth pesë metra, mezi i shihte flokët vajzës sepse po fundosej, niveli i ujit ishte shumë i lartë por ai arriti ta kapte 7 vjeçaren. Ai e çoi vajzën te kollona e bregut të lumit, kapi një copë metali që varej nga muri dhe qëndroi pa saj.

Një turmë e madhe u mblodh pranë lumit ndërsa drama zhvillohej rreth orës 5:30 të pasdites së të shtunës, më 17 maj.

Ajo i thoshte “më lër të shkoj” dhe bërtiste, ka treguar djali i 65 vjeçarit nga Shkodra, ndërsa bashkëshortja bërtiste “ndihmë, ndihmë” sepse nuk mund ta shihte se ku ndodhej Hismeti. Ai mbeti i bllokuar me vajzën për disa minuta dhe turma i hodhi një komerdare shpëtimi, por litari u këput.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Ishin mbledhur rreth 200 njerëz së bashku me policinë, ambulancën dhe zjarrfikësit. Të gjithë duartrokisnin dhe thoshin se babai im është hero. Një burrë rreth moshës së babait tim i shtrëngoi dorën dhe i tha faleminderit, po mendojmë se ishte babai i vajzës. Vajza u trajtua në ambulancë dhe më pas ekipi tha se ajo ishte autike”, ka thënë Euklid Smakaj për Metro.

36 vjeçari shkodran është një oficer sigurie nga Essex dhe i ka thënë medias britanike se babai i tij reagoi instinktivisht në një vend të rrezikshëm në lumë ku ka rryma të forta, duke mos menduar fare për sigurinë e tij.

“Në fillim, mamaja ime mendoi se edhe ai ishte mbytur. Ai është një notar shumë i mirë dhe ka vetëbesim, pasi në vendin e tij në Shqipëri shpëtoi dy ushtarë nga mbytja. Por ajo që bëri nuk ishte e lehtë, atij nuk i interesonte aspak edhe nëse do të vdiste duke shpëtuar vajzën”, ka treguar Euklidi.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Uji në Barrierën e Tamizit konsiderohet i rrezikshëm për shkak të baticave të fuqishme, vorbullave dhe rrjedhave nënujore, ujit të ftohtë dhe shkarkimeve të ujërave të zeza. Vetë Hismeti ka shpjeguar sesi veproi instinktivisht për të shpëtuar 7 vjeçaren.

“Kam fëmijë dhe nipër e mbesa, kështu që në momentin që pashë vajzën e dija se duhej të veproja. Isha i përgatitur të bëja gjithçka që duhej për ta nxjerrë nga uji”, është shprehur 65 vjeçari nga Shkodra për median britanike.

You Might Also Like

Spahia: PD, kërkesë për mocion me debat për situatën në shërbimin Onkologjik

Bashari: Gjatë 2024-ës iu nënshtruan kontrollit të deklarimit të pasurive 817 subjekte

Balla: PD të distancohet nga ata që kërcënojnë gjyqtarët e prokurorët te dera e SPAK

Vendimi i Kushtetueses, Celibashi: Pezulluam çdo veprim për zgjedhjet në Tiranë, vijojnë përgatitjet për 5 bashkitë e tjera

Konferenca e Mbrojtjes Kibernetike të NATO-s, Vengu: Shqipëria, rritje të investimeve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Lushtaku dhe Musliu nderojnë dëshmorët dhe martirët e familjeve Jakupi e Asllani
Next Article Kurti e shkarkon nga detyra zëvendësministrin pas deklaratave për ndërkombëtarët

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?