By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shqipëria dhe Turqia, protokoll bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shqipëria dhe Turqia, protokoll bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes
Maqedoni

Shqipëria dhe Turqia, protokoll bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes

admin
Last updated: 23/07/2025 22:56
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shqipëria dhe Turqia kanë zyrtarizuar sot një hap të ri në partneritetin strategjik për sigurinë dhe mbrojtjen, me nënshkrimin e “Protokollit të Asistencës Financiare” ndërmjet dy vendeve.

 

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, dhe homologu i tij turk, Yaşar Güler, firmosën marrëveshjen në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Industrisë së Mbrojtjes IDEF2025, që po mbahet në Stamboll.

Ky protokoll do të mundësojë pajisjen e Forcave të Armatosura shqiptare me sisteme artilerie 105 mm, duke rritur kapacitetet e tyre operacionale.

Ministri Vengu theksoi se bashkëpunimi mbështetet në vendimet e Samitit të NATO-s në Hagë dhe synon të avancojë gatishmërinë e forcave ajrore, zhvillimin e industrisë ushtarake dhe forcimin e infrastrukturës kritike.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Mbrojtjes, protokolli përmirëson kuadrin ekzistues të bashkëpunimit dhe zgjeron fushën e mbështetjes përtej asistencës materiale, duke përfshirë trajnime, seminare, logjistikë, transport dhe mbështetje institucionale.

“Ky dokument i ri do të kontribuojë drejtpërdrejt në përmirësimin e infrastrukturës, rritjen e kapaciteteve operacionale dhe forcimin e edukimit profesional të personelit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

Ministri Vengu vlerësoi gjatë bisedës mbështetjen e Turqisë në forcimin e aftësive mbrojtëse të Shqipërisë.

Sipas ministrit Vengu, duke u mbështetur në vendimet e marra në Samitin e NATO-s në Hagë, Shqipëria synon të ndajë burime shtesë për zbatimin e objektivave ushtarake kryesore.

“Në drejtim të forcimit të qëndrueshmërisë, përparësi do t’i jepet gatishmërisë operacionale të forcave ajrore, zhvillimit të industrisë ushtarake dhe infrastrukturës kritike, duke zbatuar një qasje shumëpërdorimëshe dhe shumëqëllimëshe”, tha Vengu.

Temë e veçantë e bisedimeve ishte zhvillimi i industrisë së mbrojtjes në Shqipëri.

“Qeveria shqiptare është e angazhuar për ta shndërruar këtë sektor në një pjesë të qëndrueshme dhe konkurruese të industrisë kombëtare. Shqipëria është e gatshme të shqyrtojë mundësi konkrete për bashkëpunim me kompanitë turke të mbrojtjes, përfshirë bashkëprodhimin dhe transferimin e teknologjisë. Prania në IDEF 25 shërben si një platformë reale për të avancuar këto synime”, tha Vengu.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Prishtina zyrtare njofton QUINT-in për arrestimin e shtetasit të Kosovës në Serbi
Next Article Ekipi i mbrojtjes së Thaçit në rrezik, kërkesë urgjente Qeverisë dhe Ministrisë së Drejtësisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?