By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Shqipëria heq testin e gjuhës për shtetësi për shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi dhe RMV-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Shqipëria heq testin e gjuhës për shtetësi për shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi dhe RMV-së
MaqedoniShqipëri

Shqipëria heq testin e gjuhës për shtetësi për shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi dhe RMV-së

admin
Last updated: 07/06/2024 18:29
By admin 1 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 7 qershor – Shqiptarët e Kosovës, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi nuk e kanë më detyrim provimin e Gjuhës Shqipe për të marrë shtetësinë shqiptare.

Ndryshimet ligjore të botuara në fletoren zyrtare hyjnë në fuqi në fund të muajit qershor.

“Përjashtim nga ky rregull bëhet vetëm për shtetasit e huaj në shtetet e të cilave gjuha shqipe është gjuhë zyrtare”, thuhet në këtë vendim.

Lehtësira ka edhe për talentet e reja që duan të marrin shtetësinë shqiptare. Pasaporta do jepet me procedurë të veçantë për të huajt nën 18 vjeç që nuk jetojnë në Shqipëri, por vendi ka interes për ta në fushën e arsimit, shkencës, artit, kulturës, ekonomisë e sportit.

Shtetësia mund të fitohet vetëm me pëlqimin e të dy prindërve ose kujdestarit ligjor, si dhe të fëmijës kur është i moshës 14-18 vjeç.

Të dhënat e siguruara nga “Tv Klan” tregojnë se në vitin 2023, 347 të huaj kanë fituar shtetësinë shqiptare.

Ndërsa vetëm për muajt e parë janë 159 persona. Kërkesat më të larta për t’u pajisur me pasaportë shqiptare rezulton se vijnë nga shqiptarët e Kosovës si dhe shtetasit turq.

You Might Also Like

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani

Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!

Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!

Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi

Mexhiti: Opozita e ka dorëzuar lojën në Saraj, anëtarësia e BDI-së t’i bashkohet Elmazit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Aksidentohet një shtetas i Holandës në Parkun Kombëtar të Mavrovës
Next Article Në majat e Himalajeve u mblodhën 11 tonë mbeturina, u gjetën edhe katër kufoma

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kasami merrë mbështetje në Malësinë e Tetovës, premton më shumë projekte se deri tani
Maqedoni
Menduh Thaçi mobilizon strukturat e PDSH-së në Zhelinë: Koha është për veprim dhe unitet!
Maqedoni
Elmazi: VLEN tregoi sot unitetin shqiptar, jemi krah për krah për Sarajin!
Maqedoni
Kandidati i VLEN për Tearcë, Daut Memishi takon partinë turke TDP dhe deputetin Bejxhan Iljazin: Më 19 tetor vjen ndryshimi
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?