By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Si ta ngrini rrushin dhe ta shijoni gjatë gjithë vitit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Kuzhina > Si ta ngrini rrushin dhe ta shijoni gjatë gjithë vitit
Kuzhina

Si ta ngrini rrushin dhe ta shijoni gjatë gjithë vitit

admin
Last updated: 23/10/2025 17:04
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Me disa hapa të thjeshtë, rrushi mund të ruhet deri në 12 muaj dhe të përdoret si meze freskuese, në smoothie, ëmbëlsira apo edhe në receta të kripura

Sezoni i rrushit të pjekur dhe aromatik është tani në kulm. Kokrrat e tij janë një ushqim i përsosur kur dëshironi një dozë frutash, pak freski apo diçka të ëmbël. Por, si ta ruani këtë shije edhe kur rrushi të mos jetë më i disponueshëm në tregje?

Zgjidhja është ngrirja e rrushit, e cila e mban të freskët deri në një vit, transmeton Telegrafi.

Si ta ngrini rrushin

Nëse dëshironi ta ruani më gjatë, ndiqni këto hapa:

  • Lajeni mirë rrushin dhe thajeni plotësisht.
  • Hiqni kokrrat nga bishti.
  • Vendosini mbi një tepsi të shtruar me letër pjekjeje, mbulojini me një shtresë plastike dhe fusni në ngrirje.
  • Lërini aty për 2–3 orë, derisa të ngrijnë plotësisht.
  • Transferojini më pas në qese speciale për ngrirje dhe vendosini sërish në ngrirje.

Në këtë mënyrë, rrushi i ngrirë mund të zgjasë deri në 12 muaj.

Kujdes: pasi të jetë ngrirë dhe më pas shkrirë, rrushi nuk do të jetë më aq krokant, lëkura nuk do të kërcasë njësoj nën dhëmbë. Megjithatë, shija do të mbetet po aq e këndshme dhe mund ta përdorni për ëmbëlsira, smoothie, reçel etj.

Si ta shkrini rrushin

Mënyra më e mirë është ta lini të shkrihet ngadalë në frigorifer gjatë natës. Vendosni qesen ose sasinë që ju nevojitet në një enë dhe të nesërmen do të keni gati rrushin e shkrirë e të shijshëm.

- Advertisement -
Ad imageAd image

Si ta përdorni rrushin e ngrirë

▪ Si meze e freskët: ngrini kokrrat dhe shijoni të ftohta, krokante dhe freskuese, ideale në ditë të nxehta.
▪ Në smoothie: shtojini të ngrira për t’i dhënë pijeve shije të ëmbël dhe konsistencë kremoze.
▪ Në gatime të kripura: rrushi i ngrirë mund të përdoret në kombinime me vaj ulliri, mishra ose perime të pjekura, për t’i dhënë një notë ëmbëlsie dhe freskie (p.sh. me lulelakër të pjekur dhe djathë feta).
▪ Në ëmbëlsira dhe reçele: pas shkrirjes, mund të përfshihen lehtësisht në torte, puding apo për përgatitjen e reçelrave shtëpiake.

You Might Also Like

Ajvar i përkryer: Receta e detajuar për shije unike

Pastë vegjetariane me krem arrash dhe perime të freskëta

Katrorka çokollate me lajthi

Recetë për akullore me banane dhe kos të përgatitur në shtëpi: Ëmbëlsirë për ditët e verës së tmerrshme

Fileto pule me limon dhe rozmarinë, me perime të pjekura

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Ledri Vula me projekt të ri muzikor, reagimi i Xhensilës tërheq vëmendjen në rrjet!
Next Article Kinë, përcaktohen orientimet për zhvillimin gjatë periudhës 2026-2030

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Në Kuvend u nda Çmimi shtetëror “23 Tetori” për vitin 2025
Maqedoni
Ali Ahmeti thërret mbledhjen e 24-të të Kryesisë Qendrore të BDI-së
Maqedoni
Mexhiti: Nëse ka pajtim të plotë brenda VLEN-it, unë e pranoj ta udhëheq partinë
Maqedoni TOP LAJM
Eurointegrimi i vendit, Kallas: Dritarja për zgjerim, e hapur gjerësisht
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?