By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Siguria në shkolla, Kasami takon kryeshefat e SPB-së – Tetovë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Siguria në shkolla, Kasami takon kryeshefat e SPB-së – Tetovë
MaqedoniTOP LAJM

Siguria në shkolla, Kasami takon kryeshefat e SPB-së – Tetovë

admin
Last updated: 02/12/2024 17:55
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tetovë, 2 dhjetor – “Sot realizova një takim të frytshëm me udhëheqësit e rinj të Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë: Rijat Alji, kryeshef i SPB Tetovë; Dalibor Stojanovski, zv/shef i SPB Tetovë; Sinisha Jankovski, shef i Departamentit të Policisë së Uniformuar; Muhamed Ademi, Komandant i SP PP Tetovë; dhe Miroslav Dimitrievski, Komandant i SP për Siguri në Komunikacionin Rrugor-Tetovë.

Takimi u përqendrua në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për të adresuar sfidat kyçe me të cilat përballet qyteti.

Në takim diskutuam një sërë çështjesh prioritare, përfshirë rregullimin e trafikut dhe kaosit në qytet, me theks në lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme për parkim, eliminimin e parkingjeve të dyfishta dhe ndalimin e parkimeve në vendet ku ka stacione autobusi apo pranë kontenjerëve të mbeturinave. Po ashtu, u shqyrtua gjetja e zgjidhjeve për pikat kritike të trafikut, ku shpesh krijohen bllokime dhe vonesa, duke u fokusuar në riorganizimin e bulevardeve dhe rrugëve kryesore. Një tjetër temë e rëndësishme ishte rritja e sigurisë në shkollat fillore dhe të mesme përmes masave shtesë mbikëqyrjeje dhe koordinimi. Për fund, u vendos që të merren masa parandaluese ndaj përdorimit të mjeteve piroteknike, për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për qytetarët në periudhën festive të fundvitit.
Komuna e Tetovës dhe SPB Tetovë do të vijojnë bashkëpunimin për të sjellë zgjidhje të qëndrueshme dhe për të përmirësuar cilësinë e jetës për qytetarët” ka shkruar Kasami

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Zëvendësministri Iseni për vizitë në SPB Kumanovë: Policia nuk do të lejojë cënimin e sigurisë së asnjë qytetari
Next Article Gashi në vizitë te Mbreti i Suedisë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?