By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Siljanovska – Davkova: Neve askush nuk na çliroi dhe askush nuk na e dhuroi shtetin, prandaj nuk duhet të lejojmë revizionizëm historik
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Siljanovska – Davkova: Neve askush nuk na çliroi dhe askush nuk na e dhuroi shtetin, prandaj nuk duhet të lejojmë revizionizëm historik
Maqedoni

Siljanovska – Davkova: Neve askush nuk na çliroi dhe askush nuk na e dhuroi shtetin, prandaj nuk duhet të lejojmë revizionizëm historik

admin
Last updated: 11/10/2024 15:55
By admin 4 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 11 tetor  – Neve askush nuk na çliroi, vetë jemi çliruar me ndihmën e mbi 110 mijë nga Ushtria nacionalçlirimtare popullore për Maqedoninë. Neve askush nuk na e dhuroi shtetin, vetë luftuam për të. Për ne Lufta antifashiste ishte njëherësh edhe Luftë nacionalçlirimtare në të cilën dhamë 24 mijë viktima, prandaj nuk duhet të lejojmë revizionizmin historik dhe relativizimin e luftës nacionalçlirimtare dhe antifashiste, sepse kjo do të minonte themelet e Ilindenit dhe antifashiste mbi të cilat është ndërtuar shteti i Maqedonisë, porositi presidentja e shtetit Gordana Siljanovska – Davkova në Muzeun e luftës maqedonase me rastin e Ditës së kryengritjes popullore – 11 Tetori.

Presidentja Siljanovska – Davkova në fjalimin e saj theksoi se 11 Tetori është dita kur populli maqedonas pa hezitim zgjodhi anën e duhur në luftën më të madhe në historinë e njerëzimit dhe siç tha ajo, “nuk është rastësi që shteti i Maqedonisë për të cilin u flijian Ilindenasit për të cilin luftuan antifashistët, vazhdon prej 80 vitesh”.

“Më 11 tetor 1941, populli i Maqedonisë arriti të drejtën njerëzore për t’i rezistuar shtypjes, padrejtësisë dhe okupimit dhe guximshëm, pa hezitim zgjodhi anën e duhur në luftën më të madhe në historinë e njerëzimit. 11 Tetori është dita kur me guxim dhe vendosmëri iu bashkuam koalicionit antifashist të popujve mendjehapur dhe liridashës. Lufta heroike kundër fashizmit na bashkoi, na rilindi dhe na dha legjitimitet si komb që të krijojmë shtetin e lirë të Maqedonisë në mbledhjen e parë të KAÇKM-së. Si një nga triumfet më të mëdha demokratike të njerëzimit, antifashizmi na mundësoi që në skenën historike të veprojmë të barabartë dhe me ndërgjegje të pastër për të marrë pjesë në rindërtimin e botës së shkatërruar. Nuk është rastësi që shteti i Maqedonisë për të cilin u flijuan Ilindenasit dhe për të cilin luftuan antifashistët, zgjat tashmë për 80 vite”, tha Siljanovska-Davkova.

Himni i Maqedonisë, shtoi ajo, simbolizon luftën e pandalshme për drejtësi dhe siç shton, “solli vazhdimësinë me Ilindenin, duke paralajmëruar lirinë e Maqedonisë”.

Ajo thotë se çdo gjeneratë e re përballet me sfida të reja, ndërsa sakrificë më të madhe, “duhet ta japin ata që kanë përgjegjësi më të madhe dhe duhet të luftohet përsëri për këto vlera”.

“Çdo brez i ri përballet me sfida të reja dhe duhet të luftojë për këto vlera të larta dhe t’i përvetësojë ato. Çdo gjeneratë e re, përfshirë edhe tonën, duhet të japë sakrificën e vet për lirinë dhe drejtësinë, sepse vetëm sakrifica na bën të vetëdijshëm për vlerën e tyre, ndërsa sakrificën më të madhe duhet ta japin ata që kanë përgjegjësi më të madhe, pra politikanët e zgjedhur nga qytetarët që t’i përfaqësojnë dhe me shembullin e tyre personal të luftojnë për interesat kombëtare dhe shtetërore”, theksoi Siljanovska – Davkova.

Në Akademinë solemne me rastin e Ditës së kryengritjes popullore – 11 Tetori, morën pjesë edhe kryeministri Hristian Mickoski, ministra, deputetë dhe përfaqësues të korit diplomatik.

You Might Also Like

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase

Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus

Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve

LSDM për propozimet nga Platforma: Kjo është programi ZNAM 2.0 për shpërbërjen e opozitës, partia nuk është në shitje

LSDM: Anëtarësimi në BE do t’i japë fund ndërhyrjeve në drejtësi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ali Ahmeti me ambasadorin Çek Ludva: Vendi po largohet nga Europa, të kthehemi në drejtim të Brukselit
Next Article Pamje dramatike që tregojnë ‘përmbytjet në Sahara’, të parat në gjysmë shekulli

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Von der Leyen: Maqedonia i përket BE‑së, do ta presim me identitetin dhe gjuhën maqedonase
Maqedoni
Çfarë mesazhi sjell Ursula von der Leyen në Shkup? Reformat dhe vetoja bullgare në fokus
Maqedoni TOP LAJM
ISHP: 829 raste të reja me kancer gjiri në 2025, 19 meshkuj të prekur
Shqipëri
Hulumtim i ISPPI: Komunikimi human është koncepti më i rëndësishëm për shëndetin mendor dhe për parandalimin e dhunës mes bashkëmoshatarëve
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?