Romë, 23 maj – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova prej sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Italisë dhe në Vatikan si dhe do ta udhëheq delegacionin shtetëror-kishtar të Maqedonisë me rastin e manifestimit “Maqedonia në nder të Shën Cirilit”.
Siljanovska Davkova sot do të marrë pjesë në shërbimin e lutjes së Shën Cirilit në bazilikën “San Klemente”.
Nesër, presidentja do ta vizitojë bazilikën “Santa Marija Maxhore”, ku do të vendosë kurorë lulesh në pllakën përkujtimore të gjuhës maqedonase në nder të veprës së vëllezërve Cirili dhe Metodi dhe do ta vizitojë varrin e papa Françeskut.
Në mbrëmje, në kuadër të manifestimit “Maqedonia në nder të Shën Cirilit”, presidentja Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në koncertin “Makedonisimo” të Simon Tërpçeski, ngjarje në organizim të Ministrisë së Kulturës të Maqedonisë.
Të hënën, në pallatin Apostolik, presidentja do të ketë audiencë me kreun e kishës katolike romake, papa Leo i IV dhe do të realizojë takim me sekretarin shtetëror të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pjetro Parolin.
Siljanovska Davkova pastaj në Romë do të mbajë takim dypalësh me presidentin e Republikës së Italisë Serxho Matarela.
Në përbërjen e delegacionit shtetëror kishtar të Maqedonisë që do ta udhëheq presidentja Siljanovska Davkova, janë edhe ministri i Kulturës dhe Turizmit Zoran Ljutkov, sekretari shtetëror në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Elena Kuzmanovska-Biondiq, drejtoresha e Komisionit për Marrëdhënie me Bashkësitë Fetare dhe Grupet Religjioze Olivera Trajkovska, titropoliti i Tetovës dhe Gostivarit z. Jozef, ipeshkvi i Stobit, z. Jakov nga KOM-KO dhe kryeprifti Stavrofor At Dr. Zoran Stojanov nga Kisha Katolike.