By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Dimovska: Diplomacia parlamentare dhe bashkëpunimi rajonal janë hallka të pazëvendësueshme për ndërtimin e paqes dhe progresit
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Dimovska: Diplomacia parlamentare dhe bashkëpunimi rajonal janë hallka të pazëvendësueshme për ndërtimin e paqes dhe progresit
Maqedoni

Dimovska: Diplomacia parlamentare dhe bashkëpunimi rajonal janë hallka të pazëvendësueshme për ndërtimin e paqes dhe progresit

admin
Last updated: 23/05/2025 10:47
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 23 maj – Sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska, mbajti fjalim në Takimin e 4-t të Sekretarëve të Përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut (APM), në kuadër të Tryezës së Rrumbullakët me temë: “Kontributi i Asamblesë Parlamentare të Mesdheut në Paktin e ri të BE-së për Mesdheun”, që po mbahet në Marrakesh, Marok, informojnë nga pres-shërbimi i Kuvendit.

“Pakti i ri i BE-së për Mesdheun përfaqëson më shumë sesa një kornizë politike, është angazhim i ripërtërirë ndaj vlerave të përbashkëta: solidaritetit, dinjitetit njerëzor, zhvillimit të qëndrueshëm, sigurisë dhe paqes. APM-ja është shtyllë vendimtare në këtë proces – si zëri i popullit dhe si forum për dialog gjithëpërfshirës, harmonizim ligjor dhe veprim të koordinuar”, theksoi Dimovska.

Sipas saj, duke qenë se vendi ynë ka qenë në sallën e pritjes së BE-së për shumë vite për shkak të çështjeve dypalëshe, angazhimi për bashkëjetesë, bashkëpunim dhe partneritet duhet të jetë i ndërsjellë dhe i sinqertë. Si vend, mbetemi plotësisht të përkushtuar ndaj reformave dhe harmonizimit me standardet e BE-së.

“Kontributi, si Kuvend dhe si Asamble Parlamentare e Mesdheut, është thelbësor në fushën e stabilitetit dhe sigurisë, në përballimin e sfidave të përbashkëta si migracioni, lufta kundër terrorizmit, krimi i organizuar, siguria kibernetike. Si anëtarë të APM-së, tha Dimovska, duhet të përqendrohemi në zhvillimin e qëndrueshëm dhe veprimin klimatik, por edhe në tranzicionin e gjelbër dhe të drejtë. Përmes APM-së, kemi mundësinë t’i shndërrojmë ambiciet legjislative në politika rajonale praktike – në lidhjen energjetike, ekonominë qarkulluese, teknologjitë e pastra dhe infrastrukturën rezistente ndaj ndryshimeve klimatike. Si vend, jemi veçanërisht të përqendruar në politikat rinore, për një të ardhme më të mirë dhe më të begatë për të rinjtë dhe për parandalimin me largimin e intelektualëve”, ka thënë sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Dimovska.

Siç ka theksuar në fjalim, diplomacia parlamentare dhe bashkëpunimi rajonal janë mjete të domosdoshme për ndërtimin e paqes dhe progresit. Vetëm përmes dialogut dhe unitetit mund t’i kapërcejmë të gjitha sfidat dhe të ecim drejt përparimit demokratik dhe prosperitetit, përfundoi sekretarja e përgjithshme e Kuvendit.

You Might Also Like

“Makpetroll” injoron bashkëpunimet me kompani shqiptare por i preferon klientët shqiptarë!

Ahmeti përshëndet bashkimin e partive shqiptare në Mal të Zi: Uniteti është rruga më e sigurt për mbrojtjen e interesave kombëtare

Publikohen lokacionet për vendosjen e kontejnerëve për mbeturina voluminoze në Komunën e Gazi Babës

Paradë, art dhe kulturë – nis edicioni i ri i “Verës Kulturore” në Çair

Editorial / Mungojnë zjarrëfikësit – të veprohet para se të mos bëhet shumë vonë!

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Kriza institucionale dhe sfidat e kushtetutshmërisë në Kosovë: një analizë politologjike
Next Article Siljanovska Davkova për vizitë në Itali dhe Vatikan me rastin e manifestimit “Maqedonia në nder të Shën Cirilit”

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Magyar synon të shkarkojë presidentin hungarez përmes ndryshimeve kushtetuese
Bota
Ekzekutime të reja për pjesëmarrje në protestat masive të janarit
Bota
Ulet ndjeshëm çmimi i naftës në Maqedoninë e Veriut
Ekonomi
Hakohet llogaria e Obamës
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?