Shkup, 8 tetor – Presidentja Gordana Siljanovska Davkova sot realizoi takim me presidenten e Republikës së Sllovenisë, Natasha Pirc Musar në Tivat të Malit të Zi ku po marrin pjesë në takimin e liderëve të vendeve pjesëmarrëse të procesit Bërdo-Brioni.
Siç kumtoi Kabineti i presidentes, dy bashkëbisedueset këmbyen mendimedhe informata për të ardhmen tonë në kontekst të procesit të inkaudrimit në Bashkimin Evropian, me ç’rast presidentja Siljanovska Davkova u falënderua sinqerisht për mbështetjen e fuqishme dhe të hapur sllovene për integrimit evropian të vendit tonë dhe theksoi se procesi nuk guxon të jetë peng i çështjeve bilaterale.

Duke cekur se Bashkimi Evropian po u bën presion vendeve-anëtare kur kjo nevojitet, në shumë raste të tjera, presidentja Siljanovska Davkova porositi se në situatën tonë, janë të domosdoshëm liderë dhe vende të cilat e kuptojnë pozitën tonë, të cilët do të ndihmojnë të sigurohemi se zëri jonë do të dëgjohet qartë në periudhën në vijim. Presidentja theksoi se është koha të potencohen kriteret e Kopenhagës në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian dhe të konfirmohet përkushtimi i qartë i rajonit.
Në tkaim u shpreh këanqësi nga marrëdhëniet e shkëlqyeshme miqësore dhe bashkëpunimi mes vendeve, të cilat karakterizohen me mbështetje dhe respekt të ndërsjelltë dhe u cekën angazhimet për zgjerim të bashkëpunimit dhe prëforcimit të besimit, mirëkuptimit dhe partneritetit të ndërsjelltë.
Në kontekst të bashkëpunimit në planin ndërkombëtar, presidentet Siljanovska Davkova dhe Pirc Musar konstatuan se dy vendet janë të harmonizuara me qëllimet për përforcim të multilateralizmit dhe promovimit të paqes dhe zhvillimit të qëndrueshëm, ndërkaq u cek edhe bashkëpunimi shumëvjeçar në kaudër të Kombeve të Bashkuara.
