By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Kuvendi shënoi Ditën Ndërkombëtare për uljen e rrezikut nga katastrofat – fëmijët janë popullata më e rrezikuar që përballet me sfida shtesë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Kuvendi shënoi Ditën Ndërkombëtare për uljen e rrezikut nga katastrofat – fëmijët janë popullata më e rrezikuar që përballet me sfida shtesë
Maqedoni

Kuvendi shënoi Ditën Ndërkombëtare për uljen e rrezikut nga katastrofat – fëmijët janë popullata më e rrezikuar që përballet me sfida shtesë

admin
Last updated: 08/10/2024 12:30
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 8 tetor – Në shtëpinë ligjvënëse sot u shënua Dita Ndërkombëtare për uljen e rrezikut nga katastrofat – 13 Tetori, ku fjalim mbajti kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, si dhe përfaqësuesi i përhershëm i Programit për zhvillim të Kombeve të Bashkuara, Armen Grigorijan.

“Shumë katastrofa janë kërcënim real për mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve në mbarë botën”, theksoi Gashi në fjalimin e tij, sepse siç tha, kjo është kategoria më vulnerabile që në rast të katastrofës përballet me sfida shtesë.

“Këto ditë jemi dëshmitarë të përmbytjeve katastrofike në Bosnje dhe Hercegovinë, të cilat morën jetë njerëzish, shkatërruan shtëpi, mbuluan shtëpi dhe prona. Solidariteti i shteteve dhe qytetarëve të rajonit dhe reagimi i Bashkimit Evropian, i cili e aktivizon Mekanizmin e Mbrojtjes Civile,  janë rreze shprese në këtë tragjedi. Vendi ynë, gjithashtu  është goditur nga një numër i madh i katastrofave natyrore. Duke filluar nga përmbytjet shkatërruese në rajonin e Tetovës dhe Shkupit,  deri te lëkundjet sizmike, siç ishte tërmeti i vitit 1963 dhe zjarret në pyje gjatë viteve të fundit. Pasojat u ndjenë në shumë pjesë të shtetit, duke u pasqyruar në jetën e qytetarëve, ekonominë, botën shtazore dhe ambientin jetësor”, tha Gashi.

Fatkeqësitë natyrore nuk njohin kufij dhe kombe. Nga ky aspekt, është shumë e rëndësishme që shtetet dhe organizatat ndërkombëtare të bashkohen dhe të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën.

“Vendi ynë disa herë e ka ndjerë rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke përfshirë ndihmën që e kemi marrë nga fqinjët tanë dhe nga BE-ja në përballimin e zjarreve gjatë viteve të fundit. Do të theksoja edhe ndihmën që e marrim nga qeveria zvicerane, e cila në bashkëpunim me Programin për Zhvillim e KB-së, nëpërmjet sërë aktivitetesh po punon në reduktimin e rreziqeve nga përmbytjet në rajonin e Pollogut”, tha Gashi.

Përfaqësuesi i përhershëm i Programit për zhvillim të KB-së, Grigorjan, theksoi se fëmijët në vendet e pazhvilluara janë lënë në një pozitë disproporcionale në raport me fatkeqësitë.

“Ata janë më të prekshëm ndaj rrezikut të menjëhershëm të fatkeqësive dhe vuajnë pasoja më të rënda për sa i përket shëndetit, arsimit dhe mirëqenies së përgjithshme. Këtë vit, vendeve u kërkohet të fokusohen në sistemin arsimor për të reduktuar rreziqet e fatkeqësive për të rinjtë dhe fëmijët në dy fusha, kryesisht mbrojtjen e fëmijëve, sigurimin e shkollave të sigurta dhe institucioneve arsimore të sigurta. Ata duhet të jenë të sigurt në institucionet arsimore dhe të jenë elastikë ndaj fatkeqësive dhe rrezikut të fatkeqësive”, theksoi Grigorijan.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Siljanovska Davkova – Milanoviq: Procesi i integrimit evropian duhet të lirohet nga prangat e çështjeve dypalëshe
Next Article Siljanovska Davkova – Pirc Musar: Procesi i integrimit evropian nuk guxon të jetë peng i çështjeve bilaterale

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?