By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sindikata e AOGJSH-së ka shtruar kërkesë për takim me Qeverinë, nëse nuk arrihet marrëveshje, nuk përjashtohen hapa më radikale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sindikata e AOGJSH-së ka shtruar kërkesë për takim me Qeverinë, nëse nuk arrihet marrëveshje, nuk përjashtohen hapa më radikale
Maqedoni

Sindikata e AOGJSH-së ka shtruar kërkesë për takim me Qeverinë, nëse nuk arrihet marrëveshje, nuk përjashtohen hapa më radikale

admin
Last updated: 17/01/2025 12:24
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 17 janar – Nëse nuk arrihet marrëveshje me Qeverinë, nuk përjashtohen edhe protesta të mëtejshme, greva dhe padi, deklaroi kryetari i Sindikatës së AOGJSH-së, Tërpe Deanoski, në protestën e sotme para Ministrisë së Financave.

Ai tha se ditët e kaluara, të punësuarit kanë treguar se edhe në temperatura nën zero mund të dalin në protesta për t’i realizuar të drejtat e tyre. Deanoski theksoi se këto ditë janë lexuar deklaratat deklarative nga ana e Qeverisë, përmes të cilave Qeveria i ka ftuar në takime përmes mediave, ndërsa ata formalisht nuk kanë marrë asnjë ftesë për vazhdimin e dialogut.

“Meqenëse dialogu nuk zhvillohet përmes kumtesave dhe mediave, Sindikata e AOGJSH-së sot ka dorëzuar kërkesë formale për takim me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Kërkojmë rifillimin e dialogut që u ndërpre në mënyrë të njëanshme nga ana e Ministrisë së Financave, duke refuzuar propozimin e marrëveshjeve kolektive për shtesën e pagës për këta të punësuar që janë këtu me ne”, sqaroi ai.

Deanoski shtoi se të punësuarit presin që Qeveria të tregojë mirëkuptim dhe ta pranojë këtë dorë të shtrirë nga Sindikata e AOGJSH-së, për të gjetur zgjidhje për kërkesat e tyre.

“Në të kundërtën do të jemi të detyruar t’i riaktivizojmë protestat, si dhe të shfrytëzojmë të gjitha me ligj mundësitë e dhëna,  për të shprehur pakënaqësinë e punëtorëve, deri në plotësimin e kërkesave”, nënvizoi Deanoski.

Zoran Georgievski, i punësuar në Ministrinë e Drejtësisë,  anëtar i sindikatës, tha se meritojnë kushte dinjitoze për jetesë. Dhe kjo, theksoi ai, nuk mund të arrihet me paga që nuk ecin me rritjen e standardit të jetesës.

“Ne kërkojmë trajtim të barabartë për të gjithë. Çdo i punësuar, pavarësisht nga funksioni apo vendi i punës, ka të drejtën e të njëjtës rritje dhe të njëjtën njohje për punën e tij. Kërkojmë rritje të pagave prej së paku 30 për qind, që është minimumi që mund të bëhet, për t’u mundësuar punëtorëve të ruajnë dinjitetin e tyre dhe të sigurojnë nevojat elementare për familjet e tyre”, theksoi Georgievski.

Në këtë rast theksoi se nuk e pranojnë diskriminimin dhe do të vazhdojnë të luftojnë për një rritje të drejtë të pagave për të gjithë.

“Kërkojmë një shpërndarje të vërtetë dhe të drejtë të resurseve, e cila do t’u mundësojë të gjithë punëtorëve të jetojnë me dinjitet. Nuk do të dorëzohemi derisa të marrim atë që meritojmë. Çdo punëtor meriton të vlerësohet dhe të shpërblehet për punën e tij”, tha ai.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Aksident fatal në aksin Pogradec–Qafë Thanë, humb jetën 26-vjeçarja nga Struga, 4 të plagosur

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN: Përkushtohet për rritjen e cilësisë në arsim, si hallkë më e rëndësishme e sistemit shtetëror
Next Article Takim i ministri Mucunski me eurodeputetin Karlo Resler

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota
Puna ka ende gjini në Shqipëri, gratë mbajnë barrën e ekonomisë informale
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?