By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sindikatat ankohen për mosfunksionimin e Këshillit Ekonomiko-Social, IKD-ja paralajmëron padi ndaj MF-së
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sindikatat ankohen për mosfunksionimin e Këshillit Ekonomiko-Social, IKD-ja paralajmëron padi ndaj MF-së
Maqedoni

Sindikatat ankohen për mosfunksionimin e Këshillit Ekonomiko-Social, IKD-ja paralajmëron padi ndaj MF-së

admin
Last updated: 29/10/2024 14:45
By admin 5 Min Read
Share
SHARE

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), publikon raportin: “Mungesa e kontratave kolektive – Dështimi për të siguruar dialog social dhe mbrojtje kolektive të punëtorëve”, raporton Ekonomia Online. Naim Jakaj, hulumtues i lartë në IKD dhe autor i raportit, tha se mungesa e kontratave kolektive është duke dëmtuar të drejtat e punëtorëve në Kosovë.

Ai tha se mbi 90% e projektligjeve që lidhen me mbrojtjen sociale të punëtorëve, të planifikuara për miratim prej vitit 2021, nuk janë miratuar, siç janë Projektligji i Punës, Projektligji për Inspektoratin e Punës, Projektligji për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë.

Jakaj u shpreh i shqetësuar edhe për mungesën e Këshillit Ekonomiko-Social (KES), sipas tij, një organ kyç për dialogun social dhe mbrojtjen e punëtorëve në sektorin publik, duke shtuar se  përgjegjëse për  mos-formimin e KES është Ministria e Financave.

Ai shpjegoi se mungesa e KES-it po pengon mundësin e punëtorëve për të negociuar kushtet e punës dhe për arritjen e Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive. Sipas tij, nëse Ministria e Financave nuk ndërmerr hapa për funksionimin e KES-it, IKD-ja do ta padisë këtë ministri.

“Por me ardhjen në pushtet, ata kaluan në një qasje krejtësisht tjetër, duke nisur një luftë ndaj rolit sindikal dhe duke dëmtuar këtë bashkëpunim të rëndësishëm. Sindikatat dhe përfaqësuesit e tyre ishin cak i sulmeve të vazhdueshme si nga Kryeministri Kurti, ministri Murati dhe eksponentë të partisë në pushtet. Aktualisht, në Kosovë nuk ka një punëtor që mbrohet nga kontratat kolektive, gjë që është një situatë e pashembullt dhe tepër shqetësuese,” theksoi ai, duke shtuar se kjo gjendje pengon ndjeshëm sigurinë dhe drejtësinë sociale në vend.

“Ligji aktual për punën është i pamjaftueshëm për t’iu përgjigjur sfidave të reja në tregun e punës, dhe kjo është arsyeja që sot kemi një numër të madh të çështjeve gjyqësore nga punëtorët që kërkojnë drejtësi për të drejtat e tyre. Tërheqja nga Kontrata Kolektive në mënyrë të njëanshme dhe pa paralajmërim nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës dhe në anën tjetër tërheqja nga Kontrata Kolektive në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Federatës së Shëndetësisë, përbëjnë cenim të të drejtave sociale të garantuara me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe sipas standardeve të Organizatës Ndërkombëtare të Punës. Pasojat e mos-formimit të KES-it janë të shumta dhe të ndjeshme. Pa një KES funksional, punonjësit nuk kanë një entitet juridik të përfaqësimit për të diskutuar dhe negociuar për kushtet e punës dhe të drejtat e tyre”, ka thënë ai.

Atdhe Hykolli, kryetar i BSPK-së, tha se me kërkesat e tyre për funksionimin e KES-it duan që vetëm të zbatohet ligji, raporton EO.

“Dështimi për të siguruar një dialog të vërtetë social, është thelbësore për mbrojtjen e te drejtave të punësuarve në Kosovë. Kontrata kolektive është një dokument që mundëson një garanci të plotë të punësuarve në Kosovë. Shumicën e mjeteve që i kemi përdor në forma sindikale janë edhe komunikata, 50 komunikata i kemi dërguara për t’i bërë presion qeverisë që të kemi dialog social dhe konsitutim të Këshillit Ekonomiko Social. Është një dështim shumë i madh i institucioneve tona, do të kërkohet përgjegjësi”, ka thënë ai.

Rrahman Jasharaj, kryetar i SBAShK-ut tha se me qasjen e Qeverisë karshi sindikatave, me mungesën e kontratës kolektive dhe të dialogut social, Kosova është një vend me demokraci jo të plotë.

- Advertisement -
Ad imageAd image

“Ajo që dua të them se bazuar në letarta parazgjedhore të gjithë kanë pritur, është pritur që do të kemi ditë më të mira për punëtorin publik dhe privat. Konsideroj qeveris Kurti me qëllim ka një qasje të gabuar ndaj dialogut social dhe merr masat armiqësore ndaj sindikatave. Fajtori kryesor është ministri i Financave dhe Transfereve”.

“Hekuran Murati me ngërçin t’i duke mos lejuar formimin e KES-it është duke dëshmuar se është kundër dialogut dhe kundër sindikatave. Një vend që nuk ka kontratat kolektive, shteti ynë duke mos pasur kontrata kolektive, duke pasur qasje agresive ndaj sindikatave nuk mund të quhet ndryshe vetëm se sulm direkt të demokracisë”, ka thënë ai.

You Might Also Like

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!

BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?

Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit

VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja

Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia: Sa përqind e popullsisë konsiderohet e varfër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Kryetari i Sindikatës së Zjarrifkësve: Kjo nuk është kurrfarë rritje
Next Article Daniel Server i përgjigjet letrës së Ali Ahmetit/ Shqipja është zyrtare, mos krijoni më shumë probleme

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?