By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta
MaqedoniTOP LAJM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

admin
Last updated: 14/06/2026 16:36
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 qershor Zhurnal.mk – Sindikata e Ndërtimtarisë kërkon shtimin e kontrolleve mbi kushtet në të cilat punojnë personat e angazhuar në ndërtimtari. Kryetari i Sindikatës, Ivan Peshevski apelon për kontrolle të shtuara inspektuese, duke theksuar se në të kaluarën janë vërejtur shumë mangësi në mbrojtjen e punëtorëve dhe respektimin e masave për punë në kushte me temperatura të larta.

“Pamë që në të kaluarën vërtet kishte mangësi të mëdha tek një pjesë e madhe e punëdhënësve, fatkeqësisht tek ata që janë në sektorin privat dhe në ndërtimtari të lartë, ku nuk kemi mjaftueshëm informacione se çfarë ndodh me ata punëtorë, për shkak të arsyes së thjeshtë se nuk kemi një numër të madh anëtarësh atje”, deklaroi Ivan Peshevski, kryetar i Sindikatës së Ndërtimtarisë.

Peshevski shton se kushtet aktuale për punë në kantieret e ndërtimit nuk janë mjaftueshëm të përshtatshme për punëtorët. Sipas tij, një pjesë e madhe e të punësuarve punojnë pa kontratë, për shkak të së cilës rrallë vendosin të raportojnë parregullsitë dhe shkeljet e të drejtave të tyre të punës.

“Pjesa më e madhe e tregut nuk është e mbuluar nga Sindikata dhe një pjesë e madhe e atyre punëtorëve punojnë në të zezë, frikësohen të raportojnë për të drejtat e tyre të shkelura nga marrëdhënia e punës, për shkak të arsyes së thjeshtë se kanë frikë të mos e humbin edhe atë punë që e kanë, por kur ndodh ndonjë aksident në punë, atëherë është tashmë vonë si për raportim ashtu edhe për të reaguar sindikata dhe inspektorati i punës”, theksoi Ivan Peshevski, kryetar i Sindikatës së Ndërtimtarisë.

Aktualisht ka mbi 1 mijë kantiere aktivë, ndërsa shteti disponon me 10 deri në 12 inspektorë nga fusha e sigurisë dhe shëndetit në punë, të cilët e kanë të vështirë të mbulojnë të gjithë territorin.

You Might Also Like

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin

Për shkak të rrezikut të shtuar nga zjarret, Qeveria shpall gjendje krize 30-ditore në të gjithë vendin

Këto janë qytetet më të këqija në Maqedoninë e Veriut për jetën e të rinjve

Mickoski takon kryeministrin serb në Ohër, shprehin gatishmëri për avancimin e marrëdhënieve miqësore

Mucunski e priti kryeministrin serb Gjuro Macut në Ohër

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përplasje mes katamarani dhe jahtit pranë Sholtës, tre të vdekur, një person ende i zhdukur
Next Article Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Grenell vizitoi privatisht Shkupin, u takua me Mickoskin dhe Muçunskin
Maqedoni
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosovë
Nis gjyqi për masakrën e Reçakut
Kosovë
Qytetarët marshojnë në bulevard dhe kërkojnë dorëheqjen e Ramës: Ju erdhi fundi
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?