By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: S’ka rritje të pagës së funksionarëve e as të pagës minimale
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Arsimi dhe Shkenca > S’ka rritje të pagës së funksionarëve e as të pagës minimale
Arsimi dhe ShkencaMaqedoni

S’ka rritje të pagës së funksionarëve e as të pagës minimale

admin
Last updated: 22/08/2024 19:42
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 22 gusht – Pagat e funksionarëve nuk do të rriten më ne përputhje me ligjet dhe koeficientët aktual, tha kryeministri Hristijan Mickoski duke ju përgjigjur kërkesave të Lidhjes së Sindikatave, të bërë një ditë më parë.

Sindikalistët kërkuan rritje të pagës minimale dhe të ulet paga e funksionarëve të cilët prej më shumë muajsh marrin rrogë për 78% më të lartë.

“Rritje të pagave të funksionarëve nuk do të ketë. Rritja prej 78% do të jetë pjesë e zgjidhjes ligjore që së shpejti do të gjendet para deputetëve, përfshirë edhe ato rroga që rregullohen me një koeficient të caktuar dhe janë pjesë e rrogave që i marrin të punësuarit në administratën publike. Kjo shumë shpejt do të jetë në rend dite në Kuvend. Rritje shtesë u siguroj se funksionarët nuk do të kenë”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

Megjithatë, për momentin nuk do të ketë as rritje të pagës minimale. Kryeministri tha se kërkesat e kreut të lidhjes së sindikatave janë të sinkronizuara me ata të LSDM-së dhe të ndikuara politikisht.

“Unë do të doja që rroga të ishte edhe 5 mijë euro por duhet të vijmë deri aty. Duke e pasur parasysh gjendjen që e kanë lënë dhe harmonizimet e paparashikuara sipas Marrëveshjeve kolektive të cilat duhet të harmonizohen tani me rishikimin e buxhetit, dhe që i njëjti ajo sindikatë u mashtrua nga ministrja e atëhershme e Punës dhe Politikës Sociale, vijmë në përfundim se bëhet shumë politikë dhe ka pak bazë për realizimin e të drejtave të punëtorëve” , u shpreh Mickoski.

LSDM-ja thotë se Mickoski nuk po realizon njërin prej premtimeve më të mëdha parazgjedhore, atë për rritjen e pagave.

“Kur duhet të rritet paga minimale për punëtorët, qeveria e Mickoskit nuk ka para. Vetëm kur ai, Mickoski dhe ministrat e tij duhet të udhëtojnë, atëherë ka para për luks, dhe për bileta të shtrenjta prej 20 mijë eurosh, dhe për klasa biznesi, për delegacione të shumta… Nuk është se nuk ka para, ka para të mjaftueshme, çështja është te prioritetet. VMRO-DPMNE e nënvlerëson punën e punëtorëve dhe i konsideron ata si fuqi të lirë”, thonë nga LSDM.

Kreu i Lidhjes së Sindikatave Sllobodan Trendafillov ka bërë kërkesë dhe pret të ketë takim me kryeministrin për çështjen e rritjes së pagave. Kërkojnë pagë minimale prej të paktën 450 euro. Sipas tyre, rreth 9 mijë të punësuar marrin rrogë më të ulët se minimalja 23 567 kurse 35 mijë marrin rrogë minimale.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Gjendja me Covid-19 për momentin nuk është alaramante
Next Article Gjykata supreme e anuloi vendimin e Gjykatës penale dhe e ktheu në procedurë të sërishme lëndën për ekstradim të Blerim Ramadanit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?