By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SKANDAL / Bujar Osmani pranon takimin e fshehtë me Gruevskin! (VIDEO)
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > SKANDAL / Bujar Osmani pranon takimin e fshehtë me Gruevskin! (VIDEO)
Maqedoni

SKANDAL / Bujar Osmani pranon takimin e fshehtë me Gruevskin! (VIDEO)

admin
Last updated: 01/09/2025 14:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Kandidati i BDI-së për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, u kap sot “mat” para gazetarëve, duke mos arritur të mohojë takimin e përfolur me ish kryeministrin e arratisur, Nikolla Gruevski.

I pyetur drejtpërdrejt për këtë çështje, Osmani zgjodhi të fshihej pas “sekreteve shtetërore” dhe informacioneve të “klasifikuara,” duke pranuar në mënyrë indirekte se një takim i tillë është zhvilluar gjatë kohës sa ai mbante postin e ministrit të Jashtëm.

Gazetari e pyeti qartë: “Ka pasur apo nuk ka pasur takim midis Bujar Osmanit dhe Nikolla Gruevskit?” Por Osmani u ngatërrua në përgjigjen e tij.

“Takimet e ministrit të Jashtëm janë takime të klasifikuara dhe me ligj nuk mund të paraqiten edhe po të kishte pasur diçka të tillë do të ishte në kuadër të funksionit të Ministrit të Jashtëm” ka thënë Osmani.

Kjo deklaratë e Osmanit, i lexuar mes rreshtave, është një pranim i qartë se ai ka realizuar takim me Gruevskin në Hungari, një fakt i cili hedh hije të rënda dyshimi mbi lidhjet dhe lojërat politike të tij dhe BDI-së.

Në vend që të thoshte troç “jo, nuk kam pasur takim,” Osmani u përpoq ta relativizonte skandalin, duke e futur nën petkun e “detyrës zyrtare,” një justifikim që ngre edhe më shumë pikëpyetje.

Kjo deklaratë e komprometon rëndë kandidaturën e tij për Çair, duke nxjerrë në pah lidhjet e dyshimta të BDI-së opozitare me figura të arratisura nga drejtësia si Nikolla Gruevski.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Basha: Kryesia ka kuorum për të vazhduar punët e Kuvendit
Next Article Basha kërkon falje për artikullin mbi UÇK-në: Kam qenë i pavëmendshëm, nuk e kam lexuar kurrë

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?