By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Skandal diplomatik: Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani merr anë politike
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Skandal diplomatik: Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani merr anë politike
Maqedoni

Skandal diplomatik: Ambasadori shqiptar në Shkup, Denion Meidani merr anë politike

admin
Last updated: 07/05/2025 00:28
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 6 maj – Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, harron protokollin diplomatik dhe luan me zjarr në ujërat e turbullta të politikës së brendshme të Maqedonisë së Veriut, shkruan Gazeta.mk.

Në vend që të përfaqësojë me dinjitet shtetin shqiptar dhe të ruajë neutralitetin e detyrueshëm, ambasadori Meidani ka ndërmarrë një hap të paprecedent, ka pëlqyer një postim të Arben Taravarit, i cili thumbon VLEN-in, koalicionin aktual qeveritar shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

IMG 3747

Postimi i Taravarit, i cili lexon: “Reagim? S’ia VLEN!” është një shigjetë e qartë politike, por më shqetësues se përmbajtja e tij është reagimi publik i një diplomati që përfaqëson një shtet tjetër, Shqipërinë në një vend ku shqiptarët janë faktor shtetformues dhe ku çdo qëndrim i tillë mund të keqinterpretohet si ndërhyrje në punët e brendshme.

A është ky një qëndrim personal, apo sinjal i një orientimi të ri politik të Tiranës zyrtare? Kjo mbetet për t’u sqaruar. Por një gjë është e sigurt: ambasadori nuk është analist politik, as militant partie, ai është përfaqësues i Presidentit dhe i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë në një shtet sovran.

A duhet Ministri i Punëve të Jashtme të RMV-së ta thërrasë për një sqarim zyrtar ambasadorin Meidani? Heshtja përballë këtij veprimi nënkupton normalizimin e ndërhyrjes diplomatike në debatet e brendshme politike. Ky është jo vetëm precedent i rrezikshëm, por edhe fyerje ndaj shtetit pritës dhe komunitetit shqiptar që meriton përfaqësim dinjitoz, jo instrumentalizim nga jashtë.

Në vend që të jetë urë bashkëpunimi mes dy shteteve, ambasadori po shndërrohet në zëdhënës simpatish të njëanshme. Roli i tij nuk është të përzihet në lojën politike të ditës, por të ndërtojë ura, të ruajë neutralitetin dhe të forcojë bashkëpunimin mes dy shteteve shqiptare në frymën e respektit të ndërsjellë dhe sovranitetit.

Ambasadori nuk është “facebook influencer”, është përfaqësues i një shteti dhe kjo vjen me përgjegjësi.

You Might Also Like

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune

Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë

Zajkova: Në vend që të mburret me karburantin e lirë, Qeveria t’i subvencionojë qytetarët

Siljanovska-Davkova do të marrë pjesë në Samitin e 22-të Evropian në Salzburg

“Më ka ndaluar shërbimi sekret”, ish-deputeti i PD flet pasi iu refuzua hyrja: Më nxorën një fletë, kërkuan që…

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article A po blen kohë Taravari !
Next Article Moti sot, shi e shkarkime rrufesh

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ali Ahmeti: Bërvenica meriton më mirë, promovojmë Arkin Jahijin për kryetar komune
Maqedoni
Aleksandar Vuçiç jep dorëheqjen si president i Serbisë
Bota
Bitcoin-i arrin në nivelet më të larta në tetë muaj
Ekonomi
Ligji kundër duhanpirjes ngec në Kuvend, priten mendime shtesë
Maqedoni TOP LAJM

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?