By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Skandali i Onkologjikut, Vokshi: Padi në SPAK ndaj Edi Ramës për vrasje me dashje
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Skandali i Onkologjikut, Vokshi: Padi në SPAK ndaj Edi Ramës për vrasje me dashje
Shqipëri

Skandali i Onkologjikut, Vokshi: Padi në SPAK ndaj Edi Ramës për vrasje me dashje

admin
Last updated: 16/08/2024 13:27
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka bërë me dije se ka kallëzuar penalisht në SPAK çdo person, përfshi kryeministrin Edi Rama, që sipas saj “ka shpërdoruar detyrën, ka vjedhur, apo nuk ka reaguar ndaj situates në Spitalin Onkologjik”.

“Pas publikimit të skandalit, Edi Rama nxitoi t’ia hidhte fajin mjekëve e nuk mori asnjë masë. Ministrja e Shëndetësisë u neverit prej mjekëve e nuk mori asnjë masë. Shefja e shërbimit dhe Drejtoresha e QSUT as analizuan situatën, as reaguan, madje pranuan si pa të keq të gjitha mungesat në medikamente, kura, mungesën e funksionimit të pajisjeve dhe aparaturave në Onkologjik. Ajo çka ndodhi të onkologjiku është veç një tjetër skandal, në radhën e gjatë të skandaleve të kësaj qeverie, me ndryshimin e vetëm, që çdo ditë që zgjat ky skandal, çdo ditë që nuk reagohet, më shumë pacientëve ju përkeqësohet shëndeti, më shumë humbin jetën”, tha Vokshi.

“PD jo vetëm e ka denoncuar, deputetët e PD kanë kërkuar interpelanca, dëgjesa në komision, por personalisht kam kallëzuar penalisht në SPAK çdo person që ka shpërdoruar detyrën, ka vjedhur, apo nuk ka reaguar ndaj situates. Kallëzimin e kam bërë:

– Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

– Ilir Beqaj, ish-Ministër i Shëndetësisë

– Ogerta Manastirlliu, ish-Ministre e Shëndetësisë

– Albana Koçiu, Ministre aktuale e Shëndetësisë

– Enkel Joti, ish-drejtor i QSUNT

– Albana Fico,ish-Drejtuese e QSUNT

- Advertisement -
Ad imageAd image

– Zv.Drejtorë të QSUT, Shefa shërbimesh, çdo person tjetër që nga hetimi do të rezultojë me përgjegjësi penale”, shtoi Vokshi.

Deputetja demokrate tregoi se çfarë kërkon nga SPAK-u: “Në Kallëzim jo vetëm kemi mungesën e barnave, jo vetëm mosfunksionimin e aparaturave, por së bashku me ekspertët e shëndetësisë pranë PD kemi bërë një analizë të thelluar të situatës në shëndetësi fokusuar të problematikat që lidhen me situatën te onkologjiku. Nga ana e SPAK kërkojmë: regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj shtetasve të sipërpërmendur për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja me dashje’, ‘Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër’, ‘Neglizhenca në trajtim mjekësor’, ‘Materialet bërthamore dhe substancat radioaktive të rrezikshme’, ‘Shpërdorimi i detyrës’.

You Might Also Like

‘Territorialja’/ Ngrihet Komisioni i Posaçëm – Si ndahen vendet mes PS-PD dhe partive të tjera?

“Do nisim protestat”/ Berisha: Vendimi për shkak të raportit të ODIHR, u faktua farsa

PD kërkesë Peleshit: Shmangni çdo provokim ndaj deputetëve të opozitës

“Në të ardhmen udhëtim nga Zvicra në Shqipëri me tren”/ Balluku në Bernë, takim me homologun zviceran

Rama: “Paqja Fiskale”, do rrisë të ardhurat në buxhetin e shtetit dhe do ulë informalitetin

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Email Copy Link Print
Previous Article Arbër dhe kumanë
Next Article Tubim solemn i Minsitrisë së Mbrojtjes dhe SHM-së me rastin e Ditës së Armatës: Respekt dhe mirënjohje për guximin dhe përkushtimin e të gjithë pjesëtarëve të ARM-së

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

UÇK braktis BDI-AKI, Hazbi Lika dhe Gëzim Ostreni shihen përkrah VLEN!
Maqedoni TOP LAJM
BE mbështet kufizimin e aksesit në rrjete sociale për të miturit, a duhet të praktikohet edhe tek ne?
Bota Maqedoni TOP LAJM
Aksion i madh policor në Rashçe, kapet sasi e madhe e armatimit dhe municionit
Maqedoni
VLEN reagon ndaj Ahmetit: Ne jemi e sotmja, BDI e djeshmja
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2024 ArgumentMK - . All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?