By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Skena dramatike në Greqi/ Zbulohet dron detar me eksploziv pranë Lefkadës
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Bota > Skena dramatike në Greqi/ Zbulohet dron detar me eksploziv pranë Lefkadës
Bota

Skena dramatike në Greqi/ Zbulohet dron detar me eksploziv pranë Lefkadës

admin
Last updated: 09/05/2026 17:31
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Lefkada, 9 maj Zhurnal.mk – Skena dramatike janë regjistruar në Greqi pas zbulimit të një droni detar pa pilot pranë ishullit Lefkada, i cili sipas mediave greke ishte i ngarkuar me eksploziv dhe i pajisur me tre detonatorë.

Droni i zi është gjetur në një shpellë detare pranë Lefkadës, ndërsa peshkatarët kanë qenë të parët që e kanë vërejtur, teksa motori i tij ende ishte në funksion. Ata e nxorën mjetin lundrues dhe e tërhoqën drejt portit “Vasiliki Port”, ku më pas iu dorëzua autoriteteve greke dhe Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas informacioneve paraprake, ekzistojnë dyshime se bëhet fjalë për një dron të avancuar ukrainas të tipit MAGURA V3, i cili përdoret për operacione speciale detare, zbulim dhe sulme ndaj anijeve. Ky lloj droni njihet për aftësinë e tij për të transportuar lëndë shpërthyese dhe për t’u përdorur në sulme kamikaze.

Hetuesit kanë bërë të ditur se droni ishte i pajisur me antena, sensorë dhe pajisje të avancuara komunikimi, duke hapur disa skenarë mbi destinimin e tij. Një nga mundësitë është përdorimi për aktivitete të paligjshme, si kontrabanda, ndërsa një hipotezë tjetër, më serioze, lidhet me sulme ndaj anijeve në rajon.

Mediat greke rikujtojnë se muajt e fundit janë regjistruar disa incidente të dyshimta në det, përfshirë dëmtime të cisternave ruse dhe anijeve tregtare. Mes tyre përmendet edhe sulmi ndaj tankerës “Kendil” në dhjetor, si dhe shpërthimi që dëmtoi një anije për gaz natyror të lëngshëm pranë Maltës në muajin mars.

Ende nuk dihet se nga ka ardhur droni dhe si përfundoi pranë Lefkadës, ndërsa hetimet po vazhdojnë në disa drejtime. Shërbimet e sigurisë po analizojnë me kujdes pajisjet teknike dhe qëllimin e mundshëm të këtij mjeti detar pa pilot.

You Might Also Like

Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë

Tajani: Të mbrojmë kufijtë tanë së bashku dhe të forcojmë Frontex-in

Gazeta gjermane: Në takim me Vuçiqin, Zelensky sakrifikoi Kosovën

Franca përgatitet për valën e pestë të të nxehtit që nga qershori

Eklipsi i 12 gushtit, paralajmërimi i mjekëve: Syzet e diellit nuk mjaftojnë për ta parë

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Komisionarja për Zgjerim e BE-së do ta vizitojë Kosovën javën tjetër
Next Article Koalicioni VLEN shkrihet në parti, Mehmeti: Shans i ri, në favorin e saj
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ferati-Columbia: Rinia dhe reformat drejt BE-së në fokus të takimit
Maqedoni TOP LAJM
Zelenskyt “i rrëshqet kurora nga koka”, del i katërti në listën e figurave më të besuara në Ukrainë
Bota
SHGM kërkon veprim urgjent për shkak të kërcënimeve direkte për jetë ndaj Erol Rizaovit
Maqedoni
Paris Hilton tërheq vëmendjen në bikini gjatë pushimeve familjare në Itali
Showbizz

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?