By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Skriningu i kancerit funksionon vetëm në letër, 80% e rasteve me kancer zbulohen me vonesë
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Skriningu i kancerit funksionon vetëm në letër, 80% e rasteve me kancer zbulohen me vonesë
Maqedoni

Skriningu i kancerit funksionon vetëm në letër, 80% e rasteve me kancer zbulohen me vonesë

admin
Last updated: 23/08/2026 10:10
By admin 8 Min Read
Share
SHARE

Shup, 23 gusht Zhurnal.mk – Kontrollet që mundësojnë zbulimin e kancerit në fazat e hershme nuk po funksionojnë me efikasitetin e duhur në Maqedoninë e Veriut. Të dhënat nga revizioni i programeve të skriningut tregojnë se shteti nuk ka arritur të sigurojë mbulim të mjaftueshëm të popullatës së synuar, ndërsa ndërprerjet dhe problemet në zbatimin e programeve bëjnë që shumë raste të mos zbulohen në kohë.

Kjo situatë është veçanërisht shqetësuese për kancerin e gjirit dhe kancerin e qafës së mitrës, pasi diagnostikimi i vonshëm e vështirëson trajtimin dhe ul mundësitë për shërim.

Programet e skriningut për kancerin e gjirit dhe të qafës së mitrës janë ndër mekanizmat kryesorë për zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje dhe për përmirësimin e rezultateve shëndetësore. Megjithatë, analiza për periudhën 2021–2024 tregon se këto programe përballen me një sërë problemesh strukturore dhe operative që kufizojnë ndjeshëm efektivitetin e tyre.

Një nga problemet kryesore është mbulimi shumë i ulët i popullatës së synuar. Për skriningun e kancerit të gjirit, mbulimi gjatë kësaj periudhe ka variuar nga vetëm 0.8% deri në 5.4%, ndërsa për kancerin e qafës së mitrës nga 10.3% deri në 15.5%.

Këto shifra janë dukshëm nën nivelet e synuara dhe nuk mundësojnë që skriningu të ketë ndikim të konsiderueshëm në nivel të popullatës. Si pasojë, një pjesë e madhe e rasteve vazhdojnë të diagnostikohen në faza të avancuara. Sipas të dhënave të përmendura në revizion, rreth 80% e pacientëve fillojnë trajtimin në stadet e mëvonshme të sëmundjes.

„Skriningu ekziston në letër, por jo në jetën e grave“

Për problemet me mbulimin e ulët të grave me skrining, Portalb.mk bisedoi me radiologun Argjend Imeri, i cili vlerëson se sistemi aktual i skriningut nuk po arrin te gratë në masën e nevojshme.

Sipas tij, kanceri i gjirit nuk pret që sistemi shëndetësor të organizohet. Një grua mund të ndihet krejtësisht mirë, ndërsa një tumor i vogël mund të zhvillohet në heshtje.

Në fazat e hershme, tumori mund të mos jetë i prekshëm dhe mund të mos shkaktojë simptoma, por mund të zbulohet përmes mamografisë.

„Pikërisht këtu qëndron kuptimi i skriningut: jo të diagnostikojë sëmundjen pasi ajo të bëhet e dukshme, por ta zbulojë përpara se të ketë kohë të bëhet më e rrezikshme“, tha Imeri.

Ai theksoi se zbulimi i hershëm nuk është një koncept i ri dhe se përvoja e vendeve evropiane tregon se programet e organizuara të skriningut mund të kenë ndikim të madh në uljen e vdekshmërisë nga kanceri.

Sipas tij, vendet me programe të suksesshme nuk presin që gratë të kujtohen vetë për të kryer mamografinë. Ato identifikojnë popullatën e synuar, dërgojnë ftesa, caktojnë kontrolle në intervale të rregullta, monitorojnë pjesëmarrjen dhe sigurohen që një rezultat i dyshimtë të mos humbasë gjatë rrugës nga radiologjia deri te biopsia dhe trajtimi.

Programi nisi në vitin 2015, por problemi mbetet mbulimi

Imeri rikujton se Maqedonia e Veriut e nisi programin kombëtar të skriningut për kancerin e gjirit në vitin 2015, por thekson se suksesi i një programi nuk matet me vitin kur është shpallur, por me numrin e grave që realisht arrin.

„Sipas Entit Shtetëror të Revizionit, gjatë viteve 2021–2024 mbulimi i popullsisë së synuar me skrining mamografik lëvizi vetëm ndërmjet 0.8% dhe 5.4%. Në disa vende evropiane me programe të konsoliduara, pjesëmarrja kalon 80%. Diferenca është aq e madhe sa nuk mund të shpjegohet vetëm me numrin e mamografëve apo me kapacitetet e radiologjisë“, u shpreh Imeri.

Sipas tij, pajisjet janë të rëndësishme, por ato nuk e zgjidhin problemin e organizimit.

„Pajisja vetë nuk fton askënd për kontroll. Ajo nuk e kujton gruan pas dy vjetësh. Nuk e lidh rezultatin e dyshimtë me biopsinë. Nuk kontrollon nëse pacientja është diagnostikuar dhe trajtuar në kohë. Këtë e bën organizimi“, tha ai.

Imeri thekson se skriningu i organizuar duhet të fillojë me një listë të qartë të grave që duhet të kontrollohen. Secila prej tyre duhet të marrë një ftesë personale dhe, në rast se nuk paraqitet, edhe një rikujtim.

„Kanceri nuk ka muaj sensibilizimi“

Sipas radiologut, një nga kushtet kryesore për funksionimin e programit është financimi i qëndrueshëm.

„Skriningu nuk mund të jetë projekt sezonal që bëhet më i dukshëm në tetor dhe harrohet në muajt e tjerë. Kanceri nuk ka muaj sensibilizimi. Ai shfaqet çdo ditë të vitit“, theksoi Imeri.

Ai vlerëson se mesazhi për gratë duhet të jetë i qartë: mamografia nuk bëhet sepse gruaja mendon se ka kancer, por pikërisht kur nuk ka simptoma.

Në këtë proces, sipas tij, rol të rëndësishëm duhet të kenë mjekët e familjes, gjinekologët, radiologët, organizatat e pacientëve dhe mediat.

Mungesë stafi, pajisje të pabarabarta dhe probleme me të dhënat

Problemet nuk lidhen vetëm me numrin e grave që marrin pjesë në skrining. Në disa institucione shëndetësore publike, kapacitetet e kufizuara të stafit dhe problemet organizative ndikojnë në planifikimin dhe zbatimin e procedurave, si dhe në trajtimin e mëtejshëm diagnostikues.

Rritja e aktiviteteve të lidhura me skriningun, në raste të caktuara, ndikon edhe në disponueshmërinë e ekzaminimeve të rregullta diagnostikuese dhe kontrolluese në departamentet e radiologjisë.

Një tjetër problem është se ende nuk është krijuar një kornizë gjithëpërfshirëse normative dhe strategjike për skriningun e organizuar, e cila do të përcaktonte qartë rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve të përfshira. Kjo ndikon në koordinimin dhe vazhdimësinë e programeve.

Po ashtu, mungesa dhe shpërndarja e pabarabartë e stafit, veçanërisht në radiologji, citologji dhe patologji, paraqet rrezik për zbatimin e vazhdueshëm dhe cilësor të shërbimeve të skriningut.

Problematikë mbetet edhe shpërndarja e pajisjeve dhe infrastrukturës diagnostikuese, të cilat nuk janë të njëjta në të gjitha institucionet. Sistemet e informacionit, ndërkohë, nuk mundësojnë gjithmonë lidhje dhe shkëmbim të plotë të të dhënave, duke e bërë më të vështirë menaxhimin e skriningut dhe monitorimin sistematik të rezultateve.

Portalb.mk ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Shëndetësisë, por deri në publikimin e këtij shkrimi nuk ka marrë përgjigje.

Problemi, pra, nuk është vetëm mungesa e kontrolleve. Është mungesa e një sistemi të organizuar që siguron se gratë ftohen, kontrollohen, ndiqen dhe trajtohen në kohë. Dhe kur skriningu nuk arrin te popullata e synuar, qëllimi kryesor i tij – zbulimi i hershëm i kancerit – mbetet i parealizuar.

You Might Also Like

Çfarë fshihet nën Kalanë e Samoilit? Arkeologët kanë nisur sërish gërmimet në Ohër

Lija e deleve shkakton katastrofë në blegtori

Zoran Efremovit: Gruevskit iu ofrua kthimi dhe liria, me një kusht – të largohej përgjithmonë nga politika

Punimet e autostradës Kërçovë-Ohër, po shterin lumin Treska

Nesër fillon gjykimi kundër ish zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Mot me diell dhe shumë i nxehtë
Next Article Policia serbe arreston një vrasës me pagesë nga Maqedonia
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

‘Anuloje ligjin 21/ 2024’/ Protestuesja: Malet janë tonat! Ligjet na i kanë lënë të parët tanë
Shqipëri
Stuhi e fuqishme në juglindje të vendit, breshër në fushën e Maliqit
Shqipëri
Vetëm për fundjavë, rreth 42 mijë kosovarë kanë hyrë në Shqipëri
Kosovë
Të shtëna në mes të Kuçovës/ 32-vjeçari qëllon me armë drejt makinës së të riut dhe zhduket
Shqipëri

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?