By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Snopçe: BDI votoi ligj për promovimin e gjuhës maqedonase
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Snopçe: BDI votoi ligj për promovimin e gjuhës maqedonase
Maqedoni

Snopçe: BDI votoi ligj për promovimin e gjuhës maqedonase

admin
Last updated: 20/11/2024 11:58
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 20 nëntor – Deputeti i VLEN-it, Halil Snopçe, në një paraqitje televizive në T7, duke folur rreth Ligjit për përdorimin e gjuhëve u ndal te Ligji gjuhës maqedonase duke informuar publikun më tepër rreth këtij ligji që ka kaluar me lehtësi e në qetësi, e më e rëndësishmja që ky ligj u votua në fillim të këtij viti nga deputetët e BDI-së.

Ai tha se ekziston Ligji për përdorimin e gjuhëve, por nuk duhet të harrojmë që gjithashtu ekziston edhe një Ligj për përdorimin e gjuhës maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik.

“Dhe gjithë këto që derdhin lot krokodili dhe aktrojnë se gjuha shqipe është rrezikuar duhet të jenë të vetëdijshëm se ky ligj për përdorimin e gjuhës maqedonase i cili ligj e avancon tej mase përdorimin e gjuhës maqedonase u soll me 26 janar me votat e BDI-së, pra pa përkrahjen e deputetëve të BDI-së në mandatin e kaluar nuk do të sillej ky ligj. Ironia që të jetë më e madhe, ky ligj u soll pikërisht në periudhën kur Talat Xhaferi ishte kryeministër. Neni një i këtij ligji thotë se gjuha maqedonase është e drejtë dhe obligim i të gjithë qytetarëve, ndërsa neni dy thotë se Qeveria siguron strategji nacionale për përdorimin e gjuhës maqedonase. Neni gjashtë thotë se ngjarjet publike që organizohen në Maqedoni me investim të shtetit patjetër gjuha parë që duhet të përdoret duhet të jetë gjuha maqedonase dhe pastaj gjuha e komuniteteve tjera. Imagjinoni edhe Ali Ahmeti po të organizon eveniment me para të shtetit kur del në foltore sipas ligjit për përdorimin e gjuhës maqedonase duhet së pari të flet maqedonisht dhe tek pastaj në shqip”, deklaroi Snopçe.

Ai shtoi se sipas këtij ligji, Ministria e Arsimit, është e obliguar të shpallë konkurse për bursa për të gjithë maturantët që vendosin të studiojnë gjuhën maqedonase sipas ligjit të votuar me 26 janar nga deputetët e BDI-së.

“Pra, gjuha shqipe a është apo nuk është zyrtare duhet të kategorizohet në Kushtetutën e shtetit. Pra, në Kushtetutën e shtetit, në mënyrë eksplicite thuhet gjuha zyrtare në shtet është gjuha maqedonase dhe alfabeti i saj cirilik. Poashtu ka paragraf tjetër që thotë edhe gjuha që e flasin së paku 20 përqind e popullatës është zyrtare.”, nënvizoi në fund Snopçe.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Përqindje e rritur e të rinjve tashmë ka fituar pavarësi nga luajtja e lojërave të fatit, kërkohet vendosje e programit për mjekim të varësisë nga bixhozi
Next Article Llutkov nga Baku: Takimi ministror është nxitje për të rivendosur ekuilibrin midis turizmit dhe mjedisit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?