By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Snopçe kundër Qokut: Unë jam koordinator i 14 deputetëve
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Snopçe kundër Qokut: Unë jam koordinator i 14 deputetëve
Maqedoni

Snopçe kundër Qokut: Unë jam koordinator i 14 deputetëve

admin
Last updated: 07/05/2025 20:38
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 7 maj – Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it, që ka 14 deputetë ndërsa gjithçka tjetër janë fjalë boshe, deklaroi Halil Snopçe, pas paralajmërimit të VLEN-it se do ta propozojnë Bekim Qokun për koordinator të grupit parlamentar.

Snopçe përsëriti se në ASH nuk mendojnë për grup të posaçëm të deputetëve përderisa partitë e tjera të VLEN-it nuk vendosin që të ndahen dhe të formojnë grup të tyre të deputetëve.

“Nëse ata kanë grup të deputetëve prej 9 deputetëve këtë duhet ta dëshmojnë, të bëjnë grup të tillë të deputetëve, në këtë moment nuk ka grup të tillë të deputetëve. Nëse ata formojnë grup të tyre të deputetëve prej 9 deputetëve, në atë rast ne automatikisht do të kemi grupin tonë prej 5 deputetëve. Megjithatë deri në këtë moment nuk kemi diçka të tillë. Për momentin e vërtetë është se unë jam koordinatorë i grupit të deputetëve të VLEN me 14 deputetë”, tha Halil Snopçe.

Dje Bekim Qoku tha se ai do të jetë koordinatorë i 9 deputetëve të VLEN, ndërsa 5 deputetëve të mbetur që vijnë nga partia e Taravarit u bëri thirrje për bashkëpunim.

Megjithatë parashtrohet pyetja çka nëse Taravari vendos që të largohet nga Qeveria. Snopçe thotë se vendimet i sjellin organet e partisë, kështu që vendimet respektohet.

“Ne do të mbështesim çfarëdo vendim të përbashkët të ASH-së ku edhe ne kemi të drejtë vote dhe të drejtë për mendim personal. Megjithatë çfarëdo vendimi të sjellin pesë deputetët e ASH-së në këtë koalicion që e kemi ne VLEN, do të qëndrojnë pas vendimeve të partisë kuptohet. D.m.th. 100% qëndrojmë së bashku, normalisht çdo anëtarë ka mendim individual, gjithashtu edhe çdo deputetë mund të ketë mendim individual megjithatë 100% qëndrojmë në drejtim të njëjtë, d.m.th. faktikisht jemi të unifikuar”, deklaroi Halil Snopçe.

Ndryshe edhe pas takimeve që kryeministrit Mickoski mbajti me dy palët, nuk pati ndonjë vendim për ndryshim, por se bisedimet do të vazhdojnë.

You Might Also Like

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh

Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe

Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm

Uji në Shkup është i sigurt për momentin, por nëse nuk sanohet deponia me krom në Jegunovcë, mund të ndodhë katastrofë

Temperatura të larta në vend, “Kryqi i Kuq” jep ujë për qytetarët

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Nomagas nënshkroi marrëveshjen për ndërtimin e interkonektuesit me Greqinë – një hap kyç drejt sigurisë energjetike dhe lidhjes rajonale
Next Article Nesër është 25 vjetori i Komandant Drinit

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Jeta e vështirë e 71 vjeçares nga Kërçova që vrau burrin, e dënuar me 20 vite burg dhe e falur pas 17 vitesh
Maqedoni
Marta Kos: KE-ja së shpejti do të paraqesë propozime për t’u përgatitur për një BE më të madhe
Maqedoni Shqipëri
Situata me zjarret është përkeqësuar ndjeshëm
Maqedoni TOP LAJM
Eklipsi i plotë diellor mbërrin në Islandë, spektakël i rrallë në qiell
Kuriozitete

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?