By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Snopçe: Maqedonia nën ndikimin e “botës serbe” – hap pas drejtë integrimit evropian
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Snopçe: Maqedonia nën ndikimin e “botës serbe” – hap pas drejtë integrimit evropian
Maqedoni

Snopçe: Maqedonia nën ndikimin e “botës serbe” – hap pas drejtë integrimit evropian

admin
Last updated: 15/07/2025 21:18
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 15 korrik – Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe ka mbajtur një fjalim në Kuvend në lidhje me prioritetet Daneze gjatë presidencës gjashtë mujore me Kēshillin e Europës.

Në fjalën e tij, deputeti Snopçe ka theksuar se “ajo që bie në sy është se nën presidencën paraprake Polake Zgjerimi i Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor, përfshirë Maqedoninë, ishte prioritet i theksuar”.

Snopçe thotë se kësaj radhe ka një lëvizje pas për sa i përket Maqedonisë.

“Danimarka nuk ka vendos tërësi me fokus të veçantë për Procesin e Maqedonisë”, ka theksuar deputeti Snopçe.

“Ne si shtet nuk kemi alternativë tjetër përveç realizimit të reformave (që në mënyre shumë konkrete parashihen edhe nga ana e presidencës Daneze) dhe normalisht ti realizojmë ndryshimet kushtetuese”, ka nënvizuar më tej deputeti Snopçe.

Ai thotë se ua ka rikujtuar të gjithëve porosinë eksplicite të Kryetarit te Këshillit të BE-së, Antonio Koshta i cili i tha kryeministrit të vendit se marrëveshje tjetër nuk ka. “Zbatoni atë për të cilin jemi marrë vesh. Ditën e njëjtë patem dorëheqjen e ministrit te shendetsisë z. Taravari. Partia e tij vendosi të lëshojë qeverinë për shkak të pakënaqësive nga rrjedha dhe dinamika e reformave në shtet”.

Deputeti Snopçe ka deklaruar shqetësimin nga ndikimet e huaja, posaçërisht të botës lindore si Rusia dhe Kina që janë bërë të dukshme dhe fatkeqësisht po përcaktojnë drejtimin strategjik të shtetit.

“Në kuadër të kësaj shqetësuese është rikthimi aktiv i projektit të “botës serbe”, një agjendë që, përmes lidhjeve politike, kulturore dhe religjioze, po tenton të forcojë ndikimin e saj në të gjithë rajonin, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Kjo Është një strategji shumë e rrezikshme për të ardhmen e vendit”, ka deklaruar më tej deputeti i ASH.

Të gjitha këto nuk janë hamendësime apo teori konspirative, thotë ai, por janë fakte të dokumentuara në raportet e Bashkimit Evropian, të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe organizatave ndërkombëtare që monitorojnë zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

You Might Also Like

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?

Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve

Petrushevski: Servilizmi ndaj Sofjes po e fundos LSDM

Sindikatat kërkojnë kontrolle më të shtuara për punëtorët në ndërtimtari për shkak të temperaturave të larta

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Vendim historik në gjyqësorin e Maqedonisë, tre muaj burg për mbytjen e një qeni
Next Article Izet Mexhiti: Sot u bë historia, Medreseja ‘Isa Beu’ fiton statusin e merituar ligjor

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Bexhet Musliu pyet Azir Aliun: Mbi çfarë rezultatesh kërkon të mbetesh ministër i Shëndetësisë? Nëse ke moral politik, tërhiqu
Maqedoni TOP LAJM
Bexhet Musliu pyet Azir Aliun / Edhe sa kohë duhet presin qytetarët, për parkingun në Qendrën Klinike në Shkup?
Maqedoni TOP LAJM
Mungojnë kapacitetet për kujdesin ndaj të moshuarve
Maqedoni
Tensione në Romë, mijëra vetë marshojnë pro dhe kundër emigrimit
Bota

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?