By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Sot shënohet Dita e Evropës në Maqedoninë e Veriut
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > Sot shënohet Dita e Evropës në Maqedoninë e Veriut
MaqedoniTOP LAJM

Sot shënohet Dita e Evropës në Maqedoninë e Veriut

admin
Last updated: 09/05/2026 11:18
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 09 maj, Zhurnal.mk – Sot, më 9 maj, edhe në Maqedoninë e Veriut shënohet Dita e Evropës, një nga datat më të rëndësishme për kontinentin evropian, e cila simbolizon paqen, unitetin dhe bashkëpunimin mes popujve evropianë, shkruan Zhurnal.mk.

Kjo ditë lidhet me Deklaratën Schuman të vitit 1950, kur ministri i Jashtëm francez, Robert Schuman, hodhi themelet e bashkëpunimit evropian që më pas çoi në krijimin e Bashkimit Evropian.

Në Maqedoninë e Veriut, Dita e Evropës shënohet me aktivitete të ndryshme institucionale, kulturore dhe edukative, të organizuara nga institucionet shtetërore, Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe organizata të shumta vendore e ndërkombëtare.

Siç bëjnë të ditur organizatorët, fjalim zyrtar në këtë ngjarje do të ketë euroambasadori Michalis Rokas, duke filluar nga ora 12:00 në skenën “Shkolka”.

Mesazhe do të përcillen edhe përmes deklaratave për media nga euroambasadori Rokas, ministri për Çështje Evropiane Bekim Sali dhe kryetari i Qytetit të Shkupit Orce Gjorgjievski.– Programi përfshin lojëra dhe argëtim të organizuar nga vendet anëtare të BE-së, kënd ushqimi dhe stenda me produkte të ricikluara. Vizitorët do të kenë mundësi të edukohen për bimët dhe gjelbërimin urban, si dhe të njihen me biznese lokale ekologjike. Festa do të pasurohet me program muzikor dhe performanca live nga kompania e vallëzimit “Eureka”, Dina Jashari, Zvada, “Conquering Lion”, “DaPunk & Double G”, Emily Nas dhe Martina Peneva.

Dita e Evropës do të përfundojë në perëndim të diellit, kur ndërtesa e Qeverisë së Maqedonisë do të ndriçohet me ngjyrë blu – thuhet në njoftim.Programi organizohet nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, rrjeti “Europe House” dhe ambasadat e vendeve anëtare të BE-së. Ministria për Çështje Evropiane dhe pushtetet lokale janë partnerë të ngjarjeve që do të mbahen gjatë gjithë muajit maj në mbarë vendin, ndërsa programi i plotë është i disponueshëm në rrjetet sociale dhe faqet zyrtare të organizatorëve.
Në fokus të aktiviteteve të sivjetme janë procesi i integrimit evropian, reformat, sundimi i ligjit, të drejtat demokratike dhe perspektiva evropiane e vendit.

Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa Dita e Evropës konsiderohet si rikujtim i rëndësisë së bashkëpunimit, stabilitetit dhe vlerave të përbashkëta evropiane.//Zhurnal.mk

You Might Also Like

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!

ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik

Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare

Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë

Latifi në takimin e WBIF: Investimet në rrjetin e transmetimit janë investime në sigurinë energjetike të vendit

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article VLEN mban sot Kongresin e Bashkimit, koalicioni shndërrohet zyrtarisht në parti
Next Article Vrasja e biznesmenit Rexhep Ismaili në Sarandë/ Zbardhet dëshmia e të plagosurit: Si nisi konflikti për beach bar-in
Leave a comment

Leave a Reply

You must be logged in to post a comment.

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dr. Bekim Tateshi pas mbylljes së Repartit të Imunologjisë: Shëndetësia është në alarm, Bexhet Musliu: MSH Azir Aliu ka dështuar!
Maqedoni TOP LAJM
ASH: Rebalanci i buxhetit demaskon pushtetin, borxhi dëshmi e kolapsit ekonomik dhe politik
Maqedoni
Kasami pret kryebashkiakun e Kukësit, fokus bashkëpunimi për projekte ndërkufitare
Maqedoni
Kuvendi kalon disa propozim ligje në lexim të dytë
Maqedoni

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?