By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spahiu: Rishikojmë ligjin dhe digjitalizojmë shërbimin e urgjencës, rritje pagash për mjekët roje në 2027
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Shqipëri > Spahiu: Rishikojmë ligjin dhe digjitalizojmë shërbimin e urgjencës, rritje pagash për mjekët roje në 2027
Shqipëri

Spahiu: Rishikojmë ligjin dhe digjitalizojmë shërbimin e urgjencës, rritje pagash për mjekët roje në 2027

admin
Last updated: 28/11/2026 15:05
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Tiranë, 27 nëntor, Argument – Ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu bëri me dije se ka nisur puna për rishikimin e ligjit që rregullon organizimin e urgjencës, me synimin për ta bërë shërbimin më efikas dhe të unifikuar.

Gjatë një vizite në Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Spahiu theksoi se krahas ndryshimeve ligjore, po punohet për krijimin e një sistemi të digjitalizuar për të gjithë shërbimin e urgjencës, me qëllim përmirësimin e koordinimit dhe të përgjigjes ndaj rasteve emergjente.

Një tjetër drejtim i ndërhyrjeve lidhet me shtimin e kapaciteteve logjistike, përmes blerjes së autoambulancave të reja, si dhe përmirësimit të pajisjeve dhe ekipeve që përballen drejtpërdrejt me urgjencat në terren.

“Jemi përpjekur çdo vit që të shtojmë numrin dhe të kemi një buxhet të caktuar për autoambulanca të reja, por e njëjta gjë duhet bërë edhe me ekipet, duhet bërë edhe me pajisjet, pra me çdo gjë që ju e keni të domosdoshme kur shkoni në terren dhe përballeni me një urgjencë që mund të jetë e kategorive të ndryshme”, u shpreh Spahiu.

Në kuadër të projektbuxhetit 2027, ministrja Spahiu bëri të ditur se do të rriten pagesat për mjekët roje të urgjencës, duke vlerësuar përgjegjësinë dhe angazhimin e tyre në vijën e parë të kujdesit shëndetësor.

Spahiu vlerësoi punën e personelit të urgjencës, duke theksuar se ky shërbim kërkon angazhim të vazhdueshëm dhe përmirësim të organizimit.

“Janë shumë vite punë, shumë vite sakrificë, organizim, qasje tjetër e urgjencës, por jam e bindur që asnjëherë, sidomos në këtë sektor, nuk mund të themi se ia arritëm dhe nuk kemi nevojë për asgjë”, tha ajo.

Spahiu falënderoi punonjësit për përkushtimin dhe përballimin e ngarkesës në situata të vështira, ndërsa paralajmëroi shtim të angazhimit në periudhën në vijim, për shkak të sezonit të gripit.

You Might Also Like

Tensione në protestë, një protestues përfundon në spital

NATO uron Shqipërinë për Ditën e Pavarësisë: Festojmë së bashku me aleatin tonë

Begaj uron ditën e Pavarësisë: Le ta bëjmë këtë moment historik një mundësi për më shumë zhvillim

Zhvillohet ceremonia solemne e ngritjes së Flamurit Kombëtar në 114-vjetorin e Pavarësisë

Veliaj uron 28 dhe 29 Nëntorin nga qelia: Liria nuk na është falur, është fituar me gjak

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ministrat theksojnë rëndësinë e prodhimit vendor në hapjen e Javës së Biznesit Kosovar 2026
Next Article Mexhiti: Shkolla “Ismail Qemali” në Çair nderoi 28 Nëntorin dhe Ditën e Shkollës

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?