Një megaoperacion është duke u zhvilluar këtë të premte nga Prokuroria e Posaçme.
Burime bëjnë me dije se operacioni i SPAK konsiston në goditjen e një grupi të përfshirë në trafik klandestinësh.
Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit po ekzekutohen 20 urdhër-arreste dhe hetuesit po ushtrojnë kontrolle në dhjetëra banesa.