By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: Spalletti kërkon një sulmues klasik, këta janë pesë emrat e njohur që po i monitoron Juventusi
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Sport > Spalletti kërkon një sulmues klasik, këta janë pesë emrat e njohur që po i monitoron Juventusi
Sport

Spalletti kërkon një sulmues klasik, këta janë pesë emrat e njohur që po i monitoron Juventusi

admin
Last updated: 28/11/2026 14:17
By admin 3 Min Read
Share
SHARE

Juventusi është në kërkim të një sulmuesi të ri përpara hapjes së afatit kalimtar të janarit, ndërsa raportimet e së martës bëjnë të ditur se në listën e kandidatëve kryesorë janë katër emra, përfshirë edhe Gianluca Scamaccan e Atalantas.

Trajneri Luciano Spalletti ka folur së fundmi për nevojën e transferimit të një sulmuesi klasik, i cili di të luajë me shpinë nga porta dhe të mbajë topin përballë mbrojtësve kundërshtarë. Sipas tij, as Randal Kolo Muani dhe as Nick Ëoltemade nuk i ofrojnë plotësisht këto karakteristika.

Raportimet e Gazzetta dello Sport dhe Tuttosport sugjerojnë se reprezentuesi italian Scamacca po bëhet një alternativë gjithnjë e më konkrete për Juventusin në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi i Atalantas i ka karakteristikat fizike dhe gjatësinë që kërkon Spalletti, por minutazhi i tij këtë sezon është kufizuar për shkak të formës së mirë të Nikola Krstovicit. Për më tepër, një lëndim i lehtë në kofshë muajin e kaluar ka ndikuar në aktivizimin e tij. Që nga fillimi i tetorit, Scamacca ka luajtur vetëm 37 minuta në Serie A.

Një tjetër faktor që mund ta lehtësojë këtë lëvizje është njohja e mirë mes tij dhe drejtorit ekzekutiv të Juventusit, Giovanni Carnevalit, me të cilin ka punuar më parë te Sassuolo.

Ndërkohë, të dy mediumet përmendin edhe Alexander Sorlothin e Atletico Madridit si një kandidat të mundshëm. Corriere dello Sport shkon edhe më tej, duke raportuar se sulmuesi norvegjez është objektivi i preferuar i Juventusit për afatin kalimtar të janarit.

Megjithatë, Atletico Madridi nuk është i interesuar për oferta fillestare në formë huazimi për Sorlothin, sidomos nëse klube të tjera, si Stuttgart, janë të gatshme të ofrojnë transferim të përhershëm gjatë dimrit.

Juventusi mund të përpiqet të përfshijë në marrëveshje Jonathan Davidin, i cili aktualisht është i huazuar në Madrid, ose Nico Gonzalez, që sezonin e kaluar luajti si i huazuar nën drejtimin e Diego Simeones. Megjithatë, realizimi i një shkëmbimi të tillë në janar konsiderohet i vështirë.

Në mesin e emrave të tjerë të përmendur në raportimet e së martës është edhe Varela, i cili po kalon formë të shkëlqyer. Sulmuesi pritet të kushtojë mbi 40 milionë euro dhe për të ka interesim nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

Një tjetër alternativë është Jean-Philippe Mateta i Crystal Palace, i cili ishte lidhur edhe më parë me një transferim te Juventusi, gjatë afatit kalimtar të dimrit të kaluar. Emri i tij është përmendur nga Gazzetta dello Sport.

Gjithashtu, është raportuar se Joshua Zirkzee mund të jetë në dispozicion për t’u larguar nga Manchester Unitedi. Megjithatë, ekzistojnë dyshime nëse sulmuesi holandez i posedon karakteristikat e një qendërsulmuesi klasik, të cilin po e kërkon Spalletti.

You Might Also Like

Liverpooli përshpejton transferimin e yllit të Barcelonës në janar

Ylli i Barcelonës humb durimin me Flickun, kërkon largimin nga klubi në janar

Askush nuk e priste këtë nga Mourinho, prezanton familjarin e tij para gazetarëve në konferencë

Vdes portieri Ingvar Jonsson, ishte pjesë e Islandës në Euro 2016

Simeone kërkon përforcime në janar për të mbajtur ritmin me Barcelonën dhe Real Madridin

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Arrestimi i katër personave lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt, Prokuroria jep detaje
Next Article Jenevska: Formuam një grup pune për modelin e ri të shujtës së subvencionuar të studentëve

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sofja me 170 makina për pastrimin e borës, Prishtina me një komandë të vetme – shkupjanët do të luten për diell
Maqedoni TOP LAJM
Çun Lajçi sot në Çair, me një mesazh të veçantë për 28 Nëntorin
Maqedoni
Dimitrieska-Koçoska pranoi një çmim prestigjioz ndërkombëtar për Maqedoninë për menaxhimin e borxhit publik
Maqedoni
Rritet bashkëpunimi e shkëmbimet midis Kinës dhe Sri- Lankës
Bota Kina

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?