By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Argument-MKArgument-MK
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Reading: SPB Manastir parashtroi kallëzime penale ndaj katër personave për zjarrvënie
Share
Notification Show More
Font ResizerAa
Font ResizerAa
Argument-MKArgument-MK
  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar
  • Balllina
  • Maqedoni
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Bota
  • Analiza
  • Kronika
  • Showbizz
  • Sport
  • + Më tepër
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Argument-MK > Blog > Maqedoni > SPB Manastir parashtroi kallëzime penale ndaj katër personave për zjarrvënie
Maqedoni

SPB Manastir parashtroi kallëzime penale ndaj katër personave për zjarrvënie

admin
Last updated: 14/09/2024 12:39
By admin 2 Min Read
Share
SHARE

Shkup, 14 shtator – SPB Manastir ka parashtruar pesë kallëzime penale kundër katër personave fizik dhe një personi juridik nga neni 288 i Kodit Penal për zjarre të shkaktuara në harkun kohor prej dates 15.06.2024 deri më 10.09.2024 në Prokurorinë Themelore Publike Manastir.

Kallëzim penal është parashtruar kundër GJ.D. (70) nga Manastiri, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se më datën 29.07.2024 ka ndezur zjarr në një arë, pronë e tij, në atarin e fshatit Bratindoll- Manastir, me qëllim të asgjësimit të insekteve. Për shkak të erës zjarri është përhapur në fushat fqinje, më pas është shuar nga Njësiti Territorial i Zjarrfikësve Manastir.

Kallëzimi i dytë është kundër T.I. (27) nga fshati Kremenicë, i cili më 4 shtator i ka vënë zjarrin kashtës në atarin e fshatit dhe i treti është kundër personit juridik, pasi më 3 gusht në fshatin Strezhevë, nga telat që kanë rënë nga një shtyllë në pronësi të personit juridik të raportuar ka shkaktuar zjarr i cili ka përfshirë barin e thatë dhe pemët.

Kallëzimi i katërt është ndaj personit R.R.(58) me vendbanim të përkohshëm në Manastir, i cili me datë 04.08.2024 i ka vënë flakën një hambari në fshatin Cërneec- Manastir, e më pas zjarri është përhapur në zonën e afërt ku është djegur barë i thatë. Poashtu, është parashtruar kallëzim penal edhe ndaj P.B. (46) nga Manastiri, për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar se i denoncuari më datën 04.08.2024 rreth orës 20:00 në f. Lopatica- Manastir, në vendin e quajtur “Belan Atar” ka ndezur një zgarë pranë vreshtës së tij dhe e ka lënë të pashuar, duke shkaktuar zjarrin.

Të gjithë akuzohen për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” sipas nenit 288, paragrafi 1 i Kodit Penal.

You Might Also Like

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s

Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt

Karamuço zbulon të pathëna, si serbët kanë dashur të helmonin ambasadorin shqiptar në Shkup

Shqipëria sërish e humbur në garën e pagave, vendet e rajonit i kishin 30-50% më të larta edhe në 2025, ja ku jemi ne

Shekerinska: NATO është vigjilente, kemi interceptuar katër raketa balistike dhe është e mbrojtur edhe Maqedonia e Veriut

Share This Article
Facebook Twitter Email Print
Previous Article Ali Ahmeti shpalos bustin e heroit Rexhep Halimit në Ferizaj
Next Article Rumania përballet me vërshime vdekjeprurëse

Stay Connected

FacebookLike
TwitterFollow
YoutubeSubscribe
TelegramFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Merz: Nuk dua përçarje të NATO-s
Maqedoni TOP LAJM
Ministri Salla: Legjislacioni shqiptar për sigurinë ushqimore është i përafruar me rregulloret e BE-së
Shqipëri
Ballazhi: Vonohemi me masat për celularët, bota po vepron më shpejt
Maqedoni TOP LAJM
Vendi ka rezerva të mjaftueshme të naftës, çmimet ndiqen çdo ditë në bursën botërore
Ekonomi

Ndalohet ribotimi i përmbajtjes (lajmeve dhe të gjitha shkrimeve të tjera) pa lejen me shkrim të portalit “Argument”.

Quick Link

  • Editorial
  • Analiza
  • Rekomanduar

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

© 2026. ANET.COM.MK - All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?